Ja se si

Ja sesi të ç’aktivizoni shënimet e bezdishme në Youtube

Publikuar , 23 Shkurt 2017
0
Gjatë shikimit të videove në platformën popullore të Youtube shpeshherë do të vini re njoftime të shfaqen mbi videon të cilat mund tu kërkojnë të abonoheni në një kanal, të klikoni lidhje drejt videove të tjera, të ndajnë më shumë informacion etj. Ja sesi të ç’aktivizoni shënimet e bezdishme në Youtube

Por disa prej krijuesve të Youtube e teprojnë me të ashtuquajturat shënime – annotations – duke i vendosur në skaje ku është e pamundur heqja e tyre.

Për fat të mirë Youtube mundëson ç’aktivizimin e plotë të tyre me vetëm pak klikime.

Ç’aktivizoni të gjitha shënimet

Së pari vizitoni cilësimet e llogarisë në Youtube – Settings – duke klikuar mbi imazhin e profilit dhe ikonën në formë ingranazhi.

Navigoni tek “Playback” dhe sigurohuni që opsioni “Show annotations and in-video notifications” është i ç’aktivizuar.

Ç’aktivizoni shënimet selektivisht

Nëse besoni se disa kanale ofrojnë informacione të dobishme përmes shënimeve, atëherë mund ti ç’aktivizoni selektivisht për një video të caktuar.

Nëse po shikoni një video plot shënime të bezdishme atëherë klikonin ikonën në formë ingranazhi në shiritin e luajtjes së videos dhe ç’aktivizoni opsionin Annontations. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Divorci më i shtrenjtë në histori mund të jetë ai i bosit të Amazon Jeff Bezos

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>