Ja se si

Ja sesi të fshini një grup në Facebook nga kompjuteri dhe smartfoni

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Dhjetor 2019
0
Administratorët e grupit mund të arkivojnë një grup që do të thotë se nuk shfaqet më në kërkimin në Facebook për ata që nuk janë anëtarë dhe anëtarët e rinj nuk i bashkohen dot. Ja sesi të fshini një grup në Facebook nga kompjuteri dhe smartfoni

Pronarët e grupeve në Facebook mund të fshijnë një grup së pari duke eliminuar të gjithë anëtarët e tij. Sapo pronari ose administratori i grupit të jetë i vetmi në grup, atëherë do të marrin opsionin për ta fshirë.

Administratorët e grupit mund të arkivojnë një grup që do të thotë se nuk shfaqet më në kërkimin në Facebook për ata që nuk janë anëtarë dhe anëtarët e rinj nuk i bashkohen dot.

Administratorët mund ta fshijnë grupin vetëm nëse pronari i parë largohet i pari nga grupi.

Ja sesi të fshini një grup në Facebook nga shfletuesi

  1. Shkoni në Facebook.com dhe navigoni në Groups në faqen kryesore
  2. Përzgjidhni grupin që dëshironi të fshini
  3. Shkoni tek Members në anën e majtë të faqes
  4. Klikoni butonin More ngjitur me emrin e çdo anëtari dhe zgjidhni Remove from Group. Klikoni Confirm
  5. Sapo të gjithë anëtarët të jenë hequr, zgjidhni butonin More ngjitur me emrin tuaj. Zgjidhni opsionin Leave Group dhe më pas opsionin Leave and Delete

Ja sesi të fshini një grup në Facebook nga smartfoni

  1. Hapni aplikacionin Facebook në iPhone ose Android. Zgjidhni tabin e Menu dhe zgjidhni Groups
  2. Zgjidhni See All ngjitur me opsionin Your Groups dhe më pas selektoni See All përsëri nën panelin Groups you Manage për të parë të gjitha grupet tuaja
  3. Hapni grupin që dëshironi të fshini
  4. Klikoni në emrin e grupit dhe më pas See All për të parë të gjithë anëtarët
  5. Klikoni emrin e çdo anëtarit dhe zgjidhni opsionin Remove Member për ti hequr nga grupi
  6. Sapo të gjithë të jenë larguar nga grupi zgjidhnin opsionin Leave Group mbi emrin tuaj. Facebook do ta fshijë sapo ju të largoheni.
LEXO EDHE:  Adoptimi i 5G-së disa herë më i shpejtë se ai i 4G

Lajmet e fundit>