Ja se si

Ja sesi të gjeni adresën IP të router në Windows, Mac, iPhone dhe Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 03 Qershor 2020
0
Ndërsa gjetja e adresës IP të routerit është e lehtë, ky proces varet sipas pajisjes që keni. Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në një kompjuter Windows, Mac, iPhone ose iPad dhe Android. Ja sesi të gjeni adresën IP të router në Windows, Mac, iPhone dhe Android

Nën rrethana të zakonshme nuk keni sesi ta dini çfarë adrese IP keni në përdorim. Adresa IP, e cila është mënyra sesi lidhen kompjuterët dhe pajisjet në internet dhe identifikojnë kompjuterin tuaj, është një element rrjetesh që funksionon në sfond.

Nganjëherë duhet të gjeni adresën IP të routerit për të rregulluar një problem rrjeti, konfiguruar softuerë apo vizitoruar panelin e kontrollit të routerit.

Ndërsa gjetja e adresës IP të routerit është e lehtë, ky proces varet sipas pajisjes që keni. Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në një kompjuter Windows, Mac, iPhone ose iPad dhe Android.

Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në Windows

  1. Klikoni me të djathtën mbi ikonën Windows në cepin e majtë poshtë dhe zgjidhni opsionin Command Prompt.
  2. Në dritaren e re të hapur shkruani IPCONFIG dhe shtypni enter.
  3. Në seksionin Default Gateway gjeni adresën IP të routerit.

Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në Mac

  1. Klikoni ikonën Apple në cepin e majtë lartë dhe zgjidhni System Preferences
  2. Klikoni Network.
  3. Në listën e shfaqur në të majtë zgjidhni rrjetin që keni në përdorim dhe klikoni Advanced.
  4. Së fundi klikoni TCP/IP dhe do të shikoni adresën e routerit.

Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në iPhone

  1. Shkoni në Settings dhe më pas klikoni Wi-Fi.
  2. Në faqen e Wi-Fi klikoni rrjetin tek i cili jeni i lidhur.
  3. Shkoni në fund në seksionin IPV4 ADDRESS. Adresa IP routerit do të listohet ngjitur me opsionin Router

Ja sesi të gjeni adresën IP të routerit në Android

Në të vërtetë nuk ka një mënyrë sesi ta gjeni në Android përveçse duke instaluar aplikacione nga palë të treta.

LEXO EDHE:  Google paditet në gjykatë për abuzime me privatësinë e përdoruesve

Ne ju sugjerojmë instalimin e aplikacioneve si Wi-Fi Analyzer ose Network Analyzer. Disa modele smartfonësh kanë ndërfaqe të përshtatur që e jep këtë informacion. /PCWorld Albanian