Ja se si

Ja sesi të gjeni, ndryshoni dhe fshini komentet që keni bërë YouTube

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Dhjetor 2019
0
Mbase jeni penduar për një koment fyes që keni bërë në një video YouTube gjatë një debati të nxehtë apo mbase jeni të gatshëm ti jepni një argument. Ja sesi të gjeni, ndryshoni dhe fshini komentet që keni bërë YouTube

Mbase jeni penduar për një koment fyes që keni bërë në një video YouTube gjatë një debati të nxehtë apo mbase jeni të gatshëm ti jepni një argument dikujt që ka komentuar qëndrimin tuaj.

Ose është e mundur që nuk mbani mend komentin e bërë apo jeni krenar për të dhe dëshironi ta ndani edhe me të tjerë. Në secilin prej rasteve të lartpërmendura, gjetja e komenteve në YouTube është po a lehtë sa edhe ndryshimi dhe fshirja e tyre.

Ja sesi të gjeni komentet tuaja në YouTube

1. Në faqen kryesore të YouTube klikoni ikonën e tre vijave paralele ngjitur me logon e YouTube dhe më pas klikoni “History” nga menuja që shfaqet.

2. Në anën e djathtë të ekranit do të shfaqet një panel ku ndër opsionet radhitet edhe ai i komenteve

3. Shkoni tek komentet që dëshironi të ndryshoni, fshini ose ndani dhe klikoni tre pikat ngjitur me të. Nëse dëshironi ta fshini mund ta bëni nga ky panel.

4. Për të ndryshuar një koment klikoni “Edit” dhe të dërgoheni tek videoja ku komenti është postuar.

LEXO EDHE:  YouTuberi zbulon sesa fitoi gjatë 2019-ës dhe si të fitoni më tepër nga videot

Tags >

youtube