Ja se si

Ja sesi të hapni Chrome me një komandë në tastierë

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Nëntor 2020
Ju duhet të keni Google Chrome të instaluar në kompjuter. Gjithashtu duhet të krijoni një ikonë në desktop për Chrome nëse nuk e keni një. Ja sesi të hapni Chrome me një komandë në tastierë

Windows 10 është plot komanda të tastierës por ju mund të krijoni komandat tuaja për të lançuar aplikacione. Ja sesi të krijoni një komandë tastiere për lançimin e Google Chrome në Windows 10.

Ju duhet të keni Google Chrome të instaluar në kompjuter. Gjithashtu duhet të krijoni një ikonë në desktop për Chrome nëse nuk e keni një. Për ta bërë këtë hapni menunë Start në cepin e majtë poshtë të desktopit.

Më pas shfletoni derisa të gjeni aplikacionin Google Chrome dhe më pas ta tërhiqni dhe lëshoni ikonën në desktop. Një ikonë do të krijohet automatikisht në desktop.

Klikoni me të djathtën mbi ikonën e Chrome në desktop dhe përzgjidhni opsionin Properties. Një dritare e re do të hapet ku duhet të shkoni në tabin Shortcut.

Klikoni në kutinë ku thuhet Shortcut Key dhe këtu duhet vendosur komanda e tastierës. CTRL+ALT janë të domosdoshme dhe tani ju mbetet për vendosni një germë me të cilin dëshironi të lançoni Chrome.

Për shembull mund të përdorni CTRL+ALT+C ku “C” përfaqëson Chrome. Nëse ekziston një kombinim i tillë për një aplikacion tjetër nuk mund ta vendosni në Chrome. Pasi të përfundoni plotësimin e fushës përkatëse klikoni Apply dhe më pas OK.

Komanda e tastierës tani është aplikuar dhe me të mund të hapni Chrome. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një bot në Telegram shet numrat e telefonëve të përdoruesve të Facebook