Blog

Ja sesi të hapni një biznes online përmes e-Albania

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Janar 2020
0
Për të marrë shërbimin elektronik të regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar  së pari në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë. Ja sesi të hapni një biznes online përmes e-Albania

Prej fillimit të këtij viti qytetarët do të mund të marrin vetëm online 8 shërbime të ofruara në sportelet e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sikurse është edhe regjistrimi fillestar apo aplikimet për leje dhe licenca. Tashmë këto shërbime do të merren nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.

“Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 154, datë 25.11.2019 , “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm on-line nga data 1.1.2020”, ju bëjmë me dije se shërbimet funksionale të QKB-së lidhur me regjistrimin dhe licencimin e biznesit, do të ofrohen vetëm në mënyrë elektronike, nëpërmjet sportelit elektronik në portalin e-albania, në përputhje me ligjin për regjistrimin e biznesit, ligjin për licencimin e biznesit, ligjin për nënshkrimin elektronik dhe akteve nënligjore në zbatim të tyre”,- shkruhet në njoftimin e faqes zyrtare të QKB-së.

Konkretisht, bazuar dhe në Urdhrin e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë  Nr. 438, datë 26.12.2019 “Për procedurat e regjistrimit, licencimit dhe publikimit në mënyrë elektronike” nga data 01.01.2020, ju njoftojmë se do të ofrohen vetëm nëpërmjet sportelit elektronik shërbimet e QKB-së, si më poshtë vijon:

•             Aplikim për regjistrim fillestar dhe ndryshim të të dhënave të regjistrimit të personit fizik; shoqërive kolektive, komandite, me përgjegjësi të kufizuar dhe të thjeshta; shoqërive aksionare (sha); të degëve ose zyrave të përfaqësimit të shoqërive të huaja.

•             Aplikim për depozitimin e pasqyrave financiare dhe raportit të auditimit

•             Aplikim për regjistrim të vendimeve/akte të gjykatës, zyrës përmbarimore ose autoriteteve të tjera publike

•             Kërkesë për lëshim ekstrakti të thjeshtë/historik

•             Certifikatë regjistrimi

•             Aplikim për pajisje me leje/licencë

•             Lëshim titulli

•             Revokim vullnetar

LEXO EDHE:  Në 2019-ën 86% e energjisë së përdorur nga Facebook ka qenë e rinovueshme

Ndërkohë, shërbimet e tjera të QKB-së të cilat nuk gjenden të listuara si më sipër, do të vijohen të ofrohen në sportelin fizik të shërbimit, deri në një njoftim të dytë.

Si do të hapet një biznes i ri nëpërmjet e-albania

Për të marrë shërbimin elektronik të regjistrimit fillestar të një subjekti i ofrohet një individi/qytetari që ka krijuar  së pari në portal llogarinë e tij si individ. Për të kryer aplikimin për regjistrim fillestar, individi aplikon duke plotësuar formularin përkatës për regjistrim fillestar në varësi të formës ligjore që do të regjistrojë.

Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti:

– Akti i Përfaqësimit (prokurë pranë noterit) nëse aplikanti është i ndryshëm nga personi që regjistrohet

Hapat e procedurës

–              Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

–              Zgjidhni shërbimin “Aplikim për regjistrimin fillestar të personit fizik”

–              Klikoni butonin “Përdor”

–              Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi formën e shoqërisë të cilën do të regjistroni

–              Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit

–              Punonjësi i QKB-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit

Subjektet, për qëllimet e regjistrimit fillestar, deklarojnë gjithashtu, të dhënat e detyrueshme, sipas legjislacionit tatimor, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore të tilla si: xhiro vjetore, llojet e taksave për të cilat regjistrohet subjekti etj., si dhe atij të statistikave si Kodi i Nomenklaturës Ekonomike (NVE). Këto të dhëna plotësohen mbi bazën e vetëdeklarimit në seksionin “D” të formularit të aplikimit. Më shumë informacion mbi mënyrën e plotësimit të seksionit “D”, do ta gjeni në faqen e internetit të QKB-së www.qkb.gov.al, në rubrikën “Regjistrimi”, duke klikuar në linkun “Instruksione për regjistrimin tatimor”. /Monitor

LEXO EDHE:  Samsung Galaxy S20 do të shërbejë si kartë dixhitale identiteti në Gjermani

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Regjistrimi fillestar i biznesit në QKB bëhet brenda një afati prej 24 orë nga momenti i aplikimit

Periudha e vlefshmërisë

Pa afat

Kostot

Pa pagesë

Tags >

e-albania