Një nga përfitimet më të mëdha e të pasurit një llogari të Microsoft është aftësia e përdorimit të kredencialeve tuaja për t‘u identifikuar në aplikacione dhe shërbime të tjera.
Megjithatë, nëse i keni përdorur kredencialet e Microsoft si një mënyrë për të hyrë në shërbimet e palëve të treta për disa vite, ndoshta keni një listë të gjatë të aplikacioneve të lidhura që nuk i përdorni më.
Nga pikëpamja e sigurisë, kjo nuk është një situatë e mirë. Shpesh, do t’u jepni atyre aplikacioneve aftësi të ndryshme leximi dhe redaktimi.
Nëse një aplikacion i vjetër ndryshon drejtues, pronari i ri mund t’i përdorë këto të drejta aksesi në mënyra të ndryshme.
Për të korrigjuar situatën, duhet të hiqni aksesin e palëve të treta të aplikacioneve që nuk i përdorni më.
Për të anulluar aksesin e palës së tretë të një aplikacioni në llogarinë tuaj të Microsoft ndiqni këto hapa: