Ja se si

Ja sesi të instaloni Fortnite në Android

Aug 14 2018
0 Shpërndarje
Së pari dhe më kryesorja, mos shkarkoni asgjë nga Dyqani i Google Play ose nga një burim ueb i palës së tretë. Epic e ka bërë të qartë se shpërndarja e vetme e Fortnite në Android bëhet nëpërmjet faqes së saj të internetit. Ja sesi të instaloni Fortnite në Android

Javën e kaluar, Epic Games lançoi betejën e saj mbretërore  Fortnite në pajisjet Android si një ekskluzivitet për telefonat e prodhuara nga Samsung vetëm për disa ditë.

Ajo që duhet të dini është se ka pak paqartësi se si e aksesoni aplikacionin sepse Epic njoftoi se do të shpërndante versionin Android të Fortnite në kushtet e veta. Javën e kaluar, aplikacioni u shpërnda përmes dyqanit të aplikacioneve të Samsung dhe Epic po përdor faqen e vet dhe një program Fortnite Installer për shpërndarjen e lojës.

(CEO i Epic, Tim Sweeney tha se kjo është një lëvizje për të shmangur pagesën e Google prej 30% në blerjet e aplikacioneve.) Duke pasur parasysh këtë situatë, më poshtë do të mund të mësoni hap pas hapi se si duhet të veproni për marrë lojën tuaj Fortnite në Android.

HAPI 1: Shmangni Play Store

Së pari dhe më kryesorja, mos shkarkoni asgjë nga Dyqani i Google Play ose nga një burim ueb i palës së tretë. Epic e ka bërë të qartë se shpërndarja e vetme e Fortnite në Android bëhet nëpërmjet faqes së saj të internetit.

Kjo do të thotë që çdo lidhje që shihni në Twitter, Reddit ose në Play Store që pretendon të ofrojë dosjen zyrtare të APK, është e dyshimtë dhe nuk ia vlen të rrezikoni infektimin e pajisjes tuaj me një virus ose ndonjë softuer tjetër me qëllim të keq. Edhe kërkimi për aplikacionin në Play Store do të shfaqë një paralajmërim të veçantë, “Fortnite Battle Royale nga Epic Games, Inc nuk është i disponueshëm në Google Play.”

HAPI 2: Kontrolloni pajisjen tuaj

Nëse keni një pajisje Samsung sipas listës, mund ta shkarkoni Fortnite menjëherë, qoftë përmes Game Launcher të Samsung ose faqes së internetit të Epic. Kjo listë pajisjesh përfshin edhe Note 9.

Pajisjet e tjera të përputhshme Samsung përfshijnë Galaxy S7 ç S7 Edge, S8 ç S8 Plus, S9 ç S9 Plus dhe Note 8, si dhe Tab S3 dhe S4. Për ata që nuk kanë një pajisje Samsung, Epic ka një listë të plotë në faqen e saj. Ajo përfshin Pixel origjinal, Pixel XL, dhe pasardhësit e tyre, së bashku me Asus, Huawei, Samsung, OnePlus, dhe pajisjet Xiaomi.

HAPI 3: Regjistrohuni për listën e pritjes

Nëse nuk keni një pajisje Samsung, mënyra më e mirë për të marrë Fortnite në Android tani është të regjistroheni për Epic beta përmes faqes së saj të internetit. Ju mund ta bëni këtë në celular ose në internet, pasi Epic kërkon vetëm adresën tuaj të postës elektronike. Sigurohuni që të hyni në llogarinë tuaj ekzistuese Epic.

HAPI 4: Prisni për ftesën tuaj

Pjesa përfundimtare e procesit është të prisni njoftimin përmes postës elektronike. Duke pasur parasysh se sa e sofistikuar është  infrastruktura e rrjetit të kompanisë këto ditë dhe se sa platforma mbështet në të njëjtën kohë, ky proces duhet të marrë disa ditë. Versioni  iOS i Fortnite qëndroi  në një regjistrim beta për pak më shumë se dy javë para se të lançohej për të gjithë në App Store. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për Android.

HAPI 5: Shkarkoni instaluesin dhe më pas lojën

Për shkak të modelit unik të shpërndarjes , do të duhet të shkarkoni dy aplikacione të ndara, madje edhe në pajisjet Samsung. Për ta bërë këtë, mund të duhet të çaktivizoni lejet speciale në cilësimet tuaja të Android që ju lejojnë të shkarkoni aplikacione të palëve të treta.

Pas kësaj, do të duhet të kaloni nëpër një seri sekuencash shkarkimi që janë pak më të përfshira sesa instalimi standard i aplikacionit tuaj. Sapo të përfundojë, duhet të jeni në gjendje të nisni Fortnite, të futeni në llogarinë tuaj dhe të filloni lojën. Epic është duke i këshilluar përdoruesit të mbajnë programin Fortnite Installer, pasi do të jetë përgjegjës për përditësimin e lojës me opsione të reja. /PCWorld Albanian

Tags >

Fortnite
Lajmet e fundit>