Lajmet

Ja sesi të kërkoni heqjen e informacioneve personale nga Google Search

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Maj 2022
Tani mund të hiqni informacionet personale nga rezultatet e kërkimit për çdo arsye dhe me vetëm pak klikime. Ja sesi të kërkoni heqjen e informacioneve personale nga Google Search

Google më në fund po e bën të lehtë për çdo përdorues të heqë informacione personale nga rezultatet e kërkimit online.

Gjiganti i internetit lançoi politika dhe mjete të reja për përdoruesit të cilët duan të bëjnë kërkesë për heqjen e të dhënave personale si numri i telefonit, e-mail-i, adresa. Në të kaluarën përdoruesit duhet të tregonin prova të dëmeve që mund tu shkaktoheshin që Google të hiqte informacionin e tyre personal.

Tani mund të hiqni informacionet personale nga rezultatet e kërkimit për çdo arsye dhe me vetëm pak klikime.

Mjafton të klikoni dhe ruani këtë lidhje për të bërë një kërkesë për heqjen e informacionit. Por Google tha se përdoruesit së shpejti do të kenë një mjet tjetër për të kërkuar nëse informacionet e tyre personale janë online si dhe të bëjnë kërkesë për heqjen e tyre. Ky mjet do të jetë i disponueshëm në “muajt” në vijim tha Google.

Në formën online për të kërkuar heqjen e informacioneve personale duhet tu përgjigjeni një seri pyetjesh lidhur me informacionet personale që janë në rezultatet e kërkimit, apo URL-të e uebsajteve që përmbajnë informacionin. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  YouTube fsheh numrin e mospëlqimeve

Tags >

Google