Ja se si

Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Qershor 2021
Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale. Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone

Nëse prej atyre që nuk e ndryshojnë iPhone çdo vit, kontrolli i vazhdueshëm i gjendjes së baterisë është me rëndësi të lartë.

Kjo sepse performanca e baterisë së iPhone degradon me kalimin e kohës duke ndikuar në intervalet e karikimit të pajisjes.

Apple ofron një mënyrë të lehtë për të kontrolluar baterinë iOS dhe iPadOS.

Ja sesi të kontrolloni shëndetin e baterisë së iPhone

Këtë informacion e merrni menjëherë nga aplikacioni Settings. Ndiqni udhëzimet si mëposhtë:

  1. Lançoni aplikacionin Settings në iPhone. Shkoni tek opsioni Battery.
  2. Aty do të gjeni opsionin Battery Health. Klikoni mbi të
  3. Në këtë menu të re do të shikoni kapacitetin maksimal të baterisë në përqindje

Ky seksion tregon gjithashtu optimizimet e performancës që janë aplikuar në iPhone për të parandaluar fikjen e papritur

Nëse shëndeti i baterisë është nën 80% do të shikoni një mesazh në këtë menu. Kur bie nën 80% do të thotë se bateria ka degraduar ndjeshëm dhe duhet të zëvendësohet që iPhone të funksionojë në performancë maksimale. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook dhuron 1 milionë paund për muzeun që dikur shpëtoi miliona jetë njerëzish