Ja se si

Ja sesi të largoni antiviruset false!

Publikuar , 19 Tetor 2009
0
Ja sesi të largoni antiviruset false!

Programet false që luajnë rolin e antivirusit janë jashtëzakonisht bezdisëse. Është e vërtetë, që arrijnë të më mbajnë të zënë me punë por edhe të më sjellin të holla duke qenë se më ndodhë që punojë edhe si teknik i kompjuterëve, por me më dëshirë do të doja që konsumatorët të qëndrojnë larg telasheve për një kohë më të gjatë.

Nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, unë kam arritur të gjejë një vegël të re që e bënë pastrimin më të lehtë pas këtij lloji të infektimit. Remove Fake Antivirus është një aplikacion pa pagesë që bart me vete traditën e mirë të programeve si SmitFraudFix.

Është një aplikacion që kërkon shumë pak ndërveprim. Klikoni në butonin start dhe pastaj përgjigjuni me “Yes” ngjashëm sikurse në imazhin që po shihni lart, dhe më shumë se kaq nuk ka. Vetëm vazhdoni të qëndroni ulur në karrige dhe shikoni sesi kryen punën RFA. Ai mund të largojë shumë programe false me të cilat më ka ndodhur të përballem, duke përfshirë:

Personal Antivirus
Antivirus 2009 dhe 2010
Antivirus 360
MS Antispyware 2009
Malware Doctor
Antivirus BEST

e shumë të tjerë. Ju mund të shkarkoni Remove Fake Antivirus nga Softpedia. Ai gjithashtu gjendet edhe në faqen e zhvilluesit, por bllokimet nga AdSense mund të jenë bezdisëse për disa përdorues, për shkak se antivirusi fals që kanë në PC shkakton probleme.

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Lajmet e fundit>