Ja se si

Ja sesi të lini një vlerësim për një biznes në Facebook

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Mars 2020
0
Ka shumë mënyra për ta bërë këtë por një prej tyre është duke postuar në faqen e biznesit apo vendit. Ja sesi të lini një vlerësim për një biznes në Facebook

Nëse keni vizituar një vend të mrekullueshëm apo mbase keni pasur një eksperiencë që ju ka lënë shije të hidhur, mbase dëshironi që ti vini në dijeni edhe të tjerët.

Mund ta postoni në median sociale po zakonisht kjo shkon vetëm për miqtë dhe ideja është që të përdorni mjete të cilat dërgojnë informacionin tek ata njerëz që realisht janë të interesuar.

Ka shumë mënyra për ta bërë këtë por një prej tyre është duke postuar në faqen e biznesit apo vendit. Për këtë nuk jeni të detyruar të lini thjeshtë një postim të zakonshëm në faqe e as mënyrën tradicionale të vlerësimit me yje.

Facebook së fundi i ndryshoi vlerësimet në rekomandime dhe vlerësimi me yje bëhet përmes një kombinimi të vlerësimeve të lënë nga konsumatorët dhe rekomandimet e tyre.

Ja sesi të shkruani një vlerësim në Facebook

1. Shkoni në faqen e biznesit në Facebook

2. Në panelin e majtë të faqes ku gjendet menuja anësore klikoni “Reviews

3. Në të djathtë të menusë do të shikoni një kuti që kërkon të dijë nëse e rekomandoni këtë vend

4. Nëse dëshironi të lini një vlerësim pozitiv klikoni “Yes”, në të kundërt klikoni “No

5. Shkruani vlerësimin dhe përdorni etiketat në fund të dritare nëse dëshironi të tregoni shkurtimisht çfarë ju ka pëlqyer dhe çfarë jo.

6. Kur të përfundoni klikoni “Post” dhe vlerësimi juaj do të shfaqet tek faqja

LEXO EDHE:  Punonjësit e Facebook revoltohen ndaj Zuckerberg për postimin e Trump

Tags >

Facebook