Ja se si

Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Korrik 2019
0
Twitter-i i ri bën të mundur ndryshimin e ngjyrës së sfondit, madhësinë e tekstit dhe ngjyrave në tërësi. Madje rrjeti social tha se është duke eksploruar ofrimin e ngjyrave të reja edhe në platformat mobile. Ja sesi të merrni maksimumin nga pamja e re e Twitter

Twitter ka filluar gradualisht të dërgojnë dizajnin e ri desktop për përdoruesit por shumë prej tyre nuk e kanë pëlqyer aspak. Shumica e komenteve në hashtagun #NewTwitter bëjnë rritje që rrjeti social të rikthejë dizajnin e vjetër.

Twitter-i i ri bën të mundur ndryshimin e ngjyrës së sfondit, madhësinë e tekstit dhe ngjyrave në tërësi. Madje rrjeti social tha se është duke eksploruar ofrimin e ngjyrave të reja edhe në platformat mobile.

Së bashku me opsionet e reja të ngjyrave, Twitter sjell një pamje e cila është më e përafërt me aplikacionin Twitter. Për shembull në të majtë të pamje gjendet një panel anësor i cili tregon butonët e kryefaqes, njoftimeve, mesazheve dhe profilit së bashku me funksione të tjera.

Për të aksesuar këto funksione duhet të kaloni në pamjen e re të Twitter. Duke për tu theksuar se Twitter vazhdimisht përmirëson platformën me opsione të reja.

Këto janë disa këshilla që të merrni maksimumin e dizajnit të ri:

  1. Gjëja e parë që duhet të bëni është të kaloni në pamjen e re duke klikuar në Settings dhe më pas opsionin “Try out the new Twitter.”
  2. E tërë pamja e rrjetit social do të ndryshojë dhe menuja e konfigurimit është zhvendosur në të majtë. Klikoni tre pikat horizontale të cilat thonë “More.”
  3. Klikoni “Display

Do të vëreni një kuti me opsione të ndryshme të përshtatjes së pamjes. Ja çfarë bëjnë:

Font Size: Ju mund të zgjidhni mes katër madhësive të ndryshe nga më e vogla tek më e madhja. Ky ndryshim prek çdo lloj teksti në faqen tuaj të Twitter. Zgjidhni opsionin që ju përshtatet më së shumti duke klikuar në rrumbullakun që i korrespondon preferencës suaj.

LEXO EDHE:  Twitter do ta bëjë më të lehtë të gjeni përmbajtjet që pëlqeni

Color: Më në fund Twitter sjell opsione të reja ngjyrash. Mund të zgjidhni të qëndroni me blunë e Twitter ose të zgjidhni të verdhën, pink, purpurt, portokalli dhe blertë. Ky ndryshim aplikohet mbi lidhjet dhe butonët e kryefaqes, cicërimës dhe ndjekjes.

Background: Me Twitter-in e ri përdoruesit mund të zgjidhin mes tre llojeve të sfondit. Origjinali që është i bardhë, “Dim” i cili është gri e mbyllët dhe “Light Out” i cili e bën sfond plotësisht të zi.

Çfarë mendimi keni për Twitter-in e ri? /PCWorld Albanian

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>