Ja se si

Ja sesi të merrni pamjen e re të Gmail

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Korrik 2022
Nëse po përdorni temat e Gmail pamja e re nuk do të jetë e disponueshme. Ja sesi të merrni pamjen e re të Gmail

Google më në fund ka vendosur të dërgojë ndërfaqen e re të Gmail të cilin e ka prezantuar që prej muajit Shkurt.

Kompania njoftoi se dizajni i ri material i Gmail është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit. Pamja e re do të integrojë Meet, Chat dhe Spaces pa ngarkuar më tepër pamjen e saj.

Google madje premtoi të përmirësonte më tepër ndërfaqen për tabletët. Pamja e re do të lançohet për këdo që përdor shërbimin Google Chat.

Madje ka një udhëzues nga Google për ata që janë kuriozë dhe duan ta kenë sa më parë. Në cepin e djathtë lartë të Gmail klikoni Settings dhe më pas Quick Settings.

Aty do të shikoni opsionin Try out the new Gmail view. Më pas do tu kërkohet të rifreskoni faqen. Nëse nuk ju pëlqen mund të zgjidhni të ktheheni pas.

Nëse po përdorni temat e Gmail pamja e re nuk do të jetë e disponueshme. Përdoruesit me pagesë të shërbimit Workspace e kanë këtë dizajn prej kohësh.

Pamja e rimodeluar sjell një eksperiencë të re të aplikacionit me menu të cilat do ta bëjnë më të lehtë për përdoruesit të orientohen. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dhjetori ishte një prej muajve më të këqij për Bitcoin