Lajmet

Ja sesi të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 29 Korrik 2019
0
Megjithatë Microsoft lejon ta bëni këtë vetëm për një muaj dhe funksioni është dizajnuar për tu ndihmuar të shmangni përditësime problematike. Ja sesi të ndaloni përditësimet automatike në Windows 10

Që kur debutoi Microsoft Windows 10 është mbështetur tek përditësimet e shpejta dhe automatike. Së fundi pas shumë kritikash për përditësime të paqëndrueshme, kompania solli një funksion ku përdoruesit mund të ndalojnë përkohësisht përditësimet.

Megjithatë Microsoft lejon ta bëni këtë vetëm për një muaj dhe funksioni është dizajnuar për tu ndihmuar të shmangni përditësime problematike.

Me pak fjalë duhet të jeni të kujdesshëm sesi e përdorni.

Ja sesi të ndaloni përditësime automatike në Windows 10

  1. Hapni Settings dhe navigoni në Update and Security
  2. Klikoni në Windows Update
  3. Opsioni i parë që duhet të kërkoni është Pause Updates for 7 Days
  4. Nëse doni të ndaloni përditësimet për më shumë sesa kaq, klikoni Advanced Options poshtë opsionit.
  5. Do të gjeni një fushë tjetër Pause Updates e cila ju lejon të zgjidhni cilën datë dëshironi për ti shtyrë përditësime në 35 ditët e ardhshme.

Një prej arsyeve pse Microsoft nuk lejon ndalimin më tej të përditësimeve është sepse kompania çdo muaj dërgon përditësime sigurie të nevojshme për sigurinë e kompjuterit tuaj Windows 10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Partneriteti Mozilla dhe DarkMatter për sigurinë e uebsajteve është në rrezik

Lajmet e fundit>