Harduer

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy Note 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Gusht 2019
0
Note 10 ka ekran 6.3-inç, bateri 3,500 mAh, karikim wireless 12W, 8GB RAM dhe 256GB memorie. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy Note 10

Samsung do të prezantojë ditën e sotme versionet më të fundit të linjës Note 10 dhe nëse spekulimet janë të vërteta, Note 10 dhe 10 Plus do të paketojnë disa teknologji serioze dhe ekrane të mëdha.

Note 10 Plus është telefoni për tu pasur në konsideratë. Ai do të ketë ekran masiv prej 6.8-inç, bateri 4,300 mAh, karikim wireless 20W, karikim të shpejtë 45W USB-C, 12GB RAM dhe 256GB memorie.

Note 10 ka ekran 6.3-inç, bateri 3,500 mAh, karikim wireless 12W, 8GB RAM dhe 256GB memorie.

Aktiviteti fillon në 22:00 me orën tonë lokale. Livestream ofrohet përmes faqes zyrtare të Samsung. Aktivitetin mund ta ndiqni live edhe në Twitter në llogarinë e Samsung. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung paralajmëron rënie të ndjeshme të të ardhurave dhe fitimit

Lajmet e fundit>