Ja se si

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shkurt 2019
0
Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch” dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S10

Ditën e Mërkure Samsung do të prezantojë produkte të reja dhe nëse spekulimet janë të vërteta dhe informacionet e publikuara që sakta, atëherë kemi çfarë të presim.

Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht por presim debutimin e një Galaxy S10 me ekran “hole-punch” dhe një Galaxy S10 Plus me tre kamera të pasme.

Gjithashtu në mesin e tyre do të vendoset edhe një model buxhetor, i destinuar për të qenë rival i iPhone XR ashtu siç janë kufjet Galaxy Buds për Apple AirPods.

Është folur për një variant 5G të Galaxy S10-ës gjithashtu edhe për telefonin me ekran që paloset nga Samsung.

Megjithatë më shumë rreth këtyre produkteve do të mësojnë nesër në 20:00 me orën tonë lokale.

Të gjitha ata që duan të qëndrojnë të informuar me detajet e fundit mund të ndiqni transmetimin live të prezantimit në këtë lidhje.

Aktiviteti do të mbahen në Auditorin Bill Graham në San Francisco.

Çfarë të presim?

  • Tre telefonë: Galaxy S10E, Galaxy S10 dhe Galaxy S10 Plus
  • Galaxy Buds
  • Telefon 5G
  • Telefon me ekran me palosje
  • Planet e ardhshme të Samsung

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Samsung sjell opsionin 480fps për kamerën e Galaxy S9 dhe S9 Plus

Lajmet e fundit>