Harduer

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S21

Nga: PCWorld
Publikuar , 14 Janar 2021
Tre smartfonë të rinj presim të shohim ditën e sotme ku dy prej tyre do të jenë shumë të ngjashëm si S21 dhe S21 Plus me përjashtim të madhësisë. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S21

Samsung do të lançojë ditën e sotme telefonin flagship të vitit, Galaxy S21 në aktivitetin Galaxy Unpacked 2021. Kompania beson se njerëzit do të vihen në radhë për të blerë një smartfon e madje ka hapur një sistem porosish përpara debutimit.

Tre smartfonë të rinj presim të shohim ditën e sotme ku dy prej tyre do të jenë shumë të ngjashëm si S21 dhe S21 Plus me përjashtim të madhësisë.

Një model i rangut të lartë S21 Ultra do të ketë harduer të avancuar veçanërisht në departamentin e kamerave. Gjithashtu presim që ky i fundit të përfshijë një laps stylus.

Por nuk përfundon këtu e gjitha sepse presim që Samsung të prezantojë edhe kufjet e reja wireless Galaxy Buds Pro. Nëse dëshironi të ndiqni vetë evenimentin ju ftojmë të vizioni linkun për në uebsajtin e Samsung ose në kanalin YouTube mëposhtë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Interneti satelitor i Starlink do të përmirësohet aq shumë sa të përdoret edhe për gaming