Harduer

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 11

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 10 Shtator 2019
0
Apple gjithashtu mund të përditësojë orën inteligjente Apple Watch me një version prej titaniumi. Gjithashtu mund të prisni debutimin e iOS 13, iPadOS 13, tvOS 13 dhe macOS Catalina dhe watchOS 6. Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 11

Apple do të prezantojë ditën e sotme modelet e reja të iPhone. Kompania do të organizojë aktivitetin në 19:00 me orën tonë lokale dhe ju mund ta shikoni atë direkt në YouTube.

Sipas spekulimeve kompania do të prezantojë tre smartfonë të rinj. iPhone 11 do të zëvendësojë iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max do të zëvendësojnë iPhone XS dhe XS Max respektivisht.

Apple gjithashtu mund të përditësojë orën inteligjente Apple Watch me një version prej titaniumi. Gjithashtu mund të prisni debutimin e iOS 13, iPadOS 13, tvOS 13 dhe macOS Catalina dhe watchOS 6.

Sa i përket prezantimeve të tjera, Apple është duke punuar në MacBook të rinj por nuk dihet nëse do të prezantohen në aktivitetin e sotëm. Sytë e të gjithëve janë tek iPhone i ri, por Apple mund ta përdorë konferencën edhe për produkte të tjera.

Për herë të parë mund ta ndiqni aktivitetin në YouTube nga të gjithë shfletuesit, Chrome, Firefox apo Edge.

Gjithashtu mund të ndiqni blogun tonë live që do të transmetojmë gjatë aktivitetit për të rejat më të fundit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  "Vdes" macja më e famshme e internetit

Lajmet e fundit>