Lajmet

Ja sesi të pastroni historikun e kërkimit në Facebook

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Mars 2020
0
Ja sesi të pastroni historikun e kërkimit në Facebook

Funksioni i kërkimeve të fundit në Facebook ju ndihmon për tu rikthyer në ato faqe të cilat i keni kërkuar së fundi ose i vizitoni shpesh.

Por nga ana tjetër është kërcënim për privatësinë.

Nëse ja lini telefonin në duar një miku për një sekond, nuk do të dëshironit të rrezikoni që ata të shohin çfarë keni kërkuar dhe gjëja e parë që ju shkon në mendje është sesi të pastroni historikun.

Ja sesi të pastroni historikun e kërkimit në Facebook nga një pajisje mobile

  1. Hapni aplikacionin Facebook
  2. Klikoni ikonën e kërkimit në cepin e djathtë lart
  3. Ngjitur opsioni “Recent Searches” gjendet butoni “Edit”
  4. Kur të hapet regjistri i aktivitetit shtypni opsionin “Clear Searches”

Ja sesi të pastroni historikun e kërkimit në Facebook në desktop

  1. Në faqen e profilit në në cepin e djathtë të kopertinës është butoni “Activity Log”
  2. Klikoni opsionin “More” nën atë të komenteve në panelin e majtë
  3. Nga menuja e hapur shtypni “Search History”
  4. Në krye të faqes së kërkimeve shtypni “Clear Searches”
  5. Klikoni “Clear Searches” për të konfirmuar /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Merrni informacionet më të fundit rreth koronavirusit me një bot komunikimi Facebook Messenger

Tags >

Facebook