Lajmet

Ja sesi të përditësoni dyqanin e aplikacioneve Play Store

Aug 23 2018
0 Shpërndarje
Ja se çfarë mund të bëni për të detyruar një përditësim të versionit të fundit. Ja sesi të përditësoni dyqanin e aplikacioneve Play Store

Ashtu si të gjitha aplikacionet, edhe dyqani i Google Play Store merr përditësime të rastësishme, por ai nuk është një aplikacion në kuptimin tradicional.

Nuk është I listuar në listën e aplikacioneve dhe për shkak se nuk është aty, ai nuk shfaqet në listën tuaj të aplikacioneve që do të përditësohen.

Në vend të kësaj, Google automatikisht përditëson aplikacionin tuaj në sfond kur është e nevojshme. Por çfarë ndodh nëse nuk keni versionin më të fundit të Google Play Store?

Për shkak të mënyrës sesi punojnë përditësimet, mund të përdorni dy versione të ndryshme të aplikacionit në dy pajisje të ndryshme. Ja se çfarë mund të bëni për të detyruar një përditësim të versionit të fundit.

Është tepër e lehtë për ta detyruar Google Play Store të përditësohet, por kurrë nuk do ta gjeni cilësimin pa ndjekur udhëzimet e thjeshta hap pas hapi si më poshtë:

  1. Hapni aplikacionin Google Play Store.
  2. Prekni lehtë mbi ikonën e menusë në këndin e sipërm të djathtë.
  3. Shkoni poshtë te Cilësimet dhe trokitni lehtë mbi lidhjen.
  4. Përsëri, shkoni deri në fund të listës; do të gjeni versionin Play Store.
  5. Prekni njëherë në versionin Play Store.

Një nga dy gjërat do të ndodhë. Ose do të shihni një mesazh në ekran që konfirmon se aplikacioni Google Play Store është i përditësuar ose aplikacioni do të fillojë përditësimin në heshtje në sfond. Kur përditësimi të përfundojë, ju do të merrni një njoftim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>