Ja se si

Ja sesi të përditësoni Windows 10-ën manualisht në Përditësimin e Tetorit 2018

Oct 3 2018
0 Shpërndarje
Kur të ndizni kompjuterin për herë të fundit do të mirëpriteni nga shfletuesi Edge me një mesazh: Mirëserdhët në Përditësimin e Tetorit. Ja sesi të përditësoni Windows 10-ën manualisht në Përditësimin e Tetorit 2018

Ditën sotme Microsoft filloi dërgimin e Përditësimit të Tetorit 2018 të Windows 10-ës.

Ky proces do të jetë gradual dhe jo të gjithë përdoruesit e Windows 10-ës do të përditësohen menjëherë.

Nga java e ardhshme përditësimi fillon automatikisht po ska garanci se kur do ta merrni ndërtimin 1809.

Megjithatë ju e keni në dorë ta bëni manualisht përmes Windows 10 Update Assistant.

Vizitoni këtë lidhje: https://www.microsoft.com/en-us/software-download/windows10 dhe klikoni butonin Update Now.

Windows 10 Update Assistant do të shkarkohet menjëherë dhe pasi të keni hapur aplikacioni klikoni butonin Update Now në cepin e djathtë poshtë.

Më pas do të fillojë shkarkimi automatik i versionit më të fundit të Windows 10-ës.

Asistenti do të ristartojë disa herë kompjuterin përgjatë periudhave kohore 30 minutëshe. Pas të jetë finalizuar duhet të klikoni manualisht Restart Now ose Restart Later sipas dëshirës.

Kur të ndizni kompjuterin për herë të fundit do të mirëpriteni nga shfletuesi Edge me një mesazh: Mirëserdhët në Përditësimin e Tetorit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>