Lajmet

Ja sesi të përdorni një prej opsioneve më të rëndësishme të iOS

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Korrik 2020
0
Automatikisht organizon aplikacionet në kategori të ndryshme si rrjetet sociale, produktivet, kreativitet ose shërbime. Ja sesi të përdorni një prej opsioneve më të rëndësishme të iOS

Versioni më i fundit i iOS ka një opsion të ri i cili ju ndihmon të organizoni ekranin e telefonit. Aktualisht mund të keni dhjetëra aplikacione në dosje të ndryshme në disa faqe.

Por një opsion i ri në iOS 14 quajtur App Library ndryshon gjithçka dhe është i mrekullueshëm. Automatikisht organizon aplikacionet në kategori të ndryshme si rrjetet sociale, produktivet, kreativitet ose shërbime.

Nëse dëshironi ta testoni ju ftojmë të provoni versionin eksperimental publik të iOS.

Ja sesi të aktivizoni App Library në iOS 14 Beta

Së pari duhet të siguroheni që App Library është i aktivizuar. Për ta bërë këtë:

  • Hapni aplikacionin Settings
  • Klikoni Home Screen
  • Përzgjidhni opsionin “App Library Only”

Ky opsion do të detyrojë aplikacionet të shfaqen në App Library në vend të ekranit Home. Hapi tjetër është të pastroni aplikacionet duke çaktivizuar faqet tek të cilat mund të shfaqen.

Për ta bërë këtë:

  • Mbani të shtypur mbi ekranin home
  • Shtypni shiritin gri në fund të ekrani
  • Hiqni të gjithë rrathët që kanë aplikacione në to

Tashmë App Library automatikisht do të ruajë aplikacionet në të djathtë të ekranit Home. Dhe me Widget në iOS 14 mund ti vendosni në Home duke të ofruar akses të shpejtë në motin, kalendarin, fotot e shumë të tjera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple blen një aplikacion që ska të bëjë me industrinë ku operon