Ja se si

Ja sesi të portoni bisedat e WhatsApp në Telegram

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Shkurt 2021
Sapo të importohen bisedat shfaqen për të dy palët. E gjitha që duhet të bëni është ti eksportoni nga WhatsApp dhe ti importoni në Telegram. Ja sesi të portoni bisedat e WhatsApp në Telegram

Po i jepni lamtumirën e fundit WhatsApp dhe po kaloni në Telegram?  Po sikur të merrni të gjitha bisedat me vete së bashku me fotot, videot e dokumentet, e keni menduar këtë?

A e dinit se është e mundur të importohen të bisedat e WhatsApp në Telegram. Funksioni i krijimit të kopjeve dhe portimit të bisedave të WhatsApp është shumë i kufizuar.

Nuk funksionon as nga WhatsApp në Android për në iPhone pa mjete të jashtme nga palë të treta. Por Telegram ka një funksion importimi që bën të mundur transferimin e bisedave nga aplikacione të tjera si WhatsApp, Line dhe KaKao Talk.

Sapo të importohen bisedat shfaqen për të dy palët. E gjitha që duhet të bëni është ti eksportoni nga WhatsApp dhe ti importoni në Telegram.

Ja sesi të importoni bisedat në Android

1. Hapni WhatsApp dhe shkoni tek biseda që dëshironi të eksportoni në Telegram

2. Shtypni menynë me tre pika vertikale dhe më pas opsionin More

3. Prej aty klikoni opsionin “Export Chat

4. WhatsApp do t’ju pyes nëse dëshironi të eksportoni bisedën me media apo pa të. Nëse është me media do të jetë disa qindra MB

5. Nga ndërfaqja e shpërndare zgjidhni Telegram dhe zgjidhni bisedën ku doni të importoni mesazhet

6. Klikoni “Import” nga dritarja e re që hapet

7. Telegram do të vijë importimin e bisedave

Ja sesi të importoni bisedat në iPhone

1.  Hapni WhatsApp dhe shkoni tek biseda që dëshironi të eksportoni

2. Klikoni emrin e kontaktit në krye të bisedës

3. Shkoni në fund dhe klikoni “Export Chat

4. Zgjidhni të eksportoni me media ose pa të

LEXO EDHE:  Përdoruesit e WhatsApp largohen në masë drejt platformave rivale

5. Nga dritarja e shpërndarjes zgjidhni Telegram

6. Kërkoni kontaktin ku doni të importoni bisedën

7. Nga dritarja pop-up shtypni “Import

/PCWorld Albanian