Ja se si

Ja sesi të rikuperoni llogarinë e fshirë të TikTok

Nga: PCWorld
Publikuar , 29 Maj 2020
0
TikTok bën të mundur rikuperimin e llogarisë deri në 30 ditë pasi e keni fshirë atë. Ja sesi të rikuperoni llogarinë e fshirë të TikTok

TikTok padyshim po shndërrohet në rrjetin social hit të 2020. Ndërsa aplikacioni ka qenë live që prej 2016-ës, pandemia globale e koronavirusit kanë shtyrë përdorimin e tij drejt rekordeve të reja.

Nëse në të kaluarën keni hapur një llogari TikTok për të parë si funksionon dhe keni kuptuar se nuk është për ju, me shumë gjasa e keni fshirë.

Por nëse jeni penduar për fshirjen e tij ju ende mund të rikuperoni llogarinë nën disa rrethana të caktuara.

TikTok bën të mundur rikuperimin e llogarisë deri në 30 ditë pasi e keni fshirë atë. Ndiqni hapat mëposhtë për të rikuperuar llogarinë tuaj:

1. Hapni aplikacionin TikTok në smartfon.

2. Në cepin e djathtë poshtë të ekranit shtypni ikonën e profilit.

3. Në pamjen e profilit shtypni “Sign up.”

4. Në fund të ekranit të regjistrimit shtypni “Login” ngjitur me opsionin “Already have and account?

5. Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ka pasur llogaria duke klikuar “Use phone/email/username” në krye të listës.

6. Pasi të jeni kyçur do të dërgoheni tek një hapësirë e cila tregon se llogaria juaj është në proces çaktivizimi. Mjafton të klikoni “Reactivate.”

7. Llogaria juaj do ti kthehet normalitetit menjëherë.

8. Ky proces funksionon vetëm nëse e keni ç’aktivizuar llogarinë në 30 ditët e fundit. Nëse kjo periudhë ka kaluar atëherë llogaria juaj është fshirë përgjithnjë dhe opsioni i vetëm për ju ngeler hapja e një llogarie të re. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zbulohet loja e parë falas e PlayStation Plus për Qershorin

Tags >

TikTok