Ja se si

Ja sesi të ruani bisedat e WhatsApp në një numër dhe telefon të ri

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 28 Janar 2020
0
Ekziston një mënyrë sesi të ndryshoni numrin tuaj në WhatsApp dhe ruajtur të dhënat e vjetra. Ja sesi të ruani bisedat e WhatsApp në një numër dhe telefon të ri

Nëse keni në plan të merrni një numër dhe telefon të ri dhe përdorni WhatsApp, nuk keni pse të hiqni dorë nga llogaria ekzistuese.

Ekziston një mënyrë sesi të ndryshoni numrin tuaj në WhatsApp dhe ruajtur të dhënat e vjetra. Megjithatë duhet të ndiqni disa hapa përpara se ta bëni këtë. Duhet të keni akses në internet në telefonin e ri dhe të mund të realizoni thirrje apo të pranoni mesazhe me tekst.

Gjithashtu duhet të keni akses në telefonin e vjetër.

Ja sesi të ndryshoni numrin në WhatsApp

Çfarë duhet të bëni në telefonin e vjetër:

  1. Hapni WhatsApp
  2. Klikoni ikonën me tre pika vertikale në cepin e djathtë lart dhe shkoni në “Settings”
  3. Klikoni “Account
  4. Klikoni “Change Number
  5. Shtypni “NEXT
  6. Vendosni numrin e vjetër dhe të ri të telefonit në fushat përkatëse
  7. Shtypni “NEXT
  8. Verifikoni numrin e ri duke vendosur kodin që merrni

Nëse dëshironi të transferoni bisedat në telefonin e ri krijoni një kopje të tyre në telefonin e vjetër duke shkuar në “Settings” më pas “Chats” ndjekur nga “Chat Backup” dhe më pas “Back Up.”

Më pas instaloni WhatsApp në telefonin e ri dhe verifikoni numrin përsëri. Historiku i bisedave do të sinkronizohet automatikisht. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp vjen me opsionin që do të bëjë diferencën

Tags >

WhatsApp