Ja se si

Ja sesi të ruani një e-mail në Outlook në PDF

Nga: PCWorld
Publikuar , 22 Maj 2020
0
Në një farë mënyre është i fshehur për fillestarët sepse nuk ofrohet direkt përmes Outlook. Ju duhet të shkoni në opsionin “print” e më pas të zgjidhni ta konvertoni në PDF. Ja sesi të ruani një e-mail në Outlook në PDF

Nëse jeni një përdorues i ri i Outlook, mbase keni pasur vështirësi të gjeni opsionin për të ruajtur një e-mail si një dokument PDF.

Në një farë mënyre është i fshehur për fillestarët sepse nuk ofrohet direkt përmes Outlook. Ju duhet të shkoni në opsionin “print” e më pas të zgjidhni ta konvertoni në PDF.

Hapat ndryshojnë sipas kompjuterit që keni. E thënë ndryshe hapat fillestar për opsionin e printimi që do të na mundësojë ta konvertojmë në PDF janë njëlloj.

Ja sesi të ruani një e-mail si PDF në Mac

1. Hapni Outlook dhe kyçuni në llogarinë tuaj në shfletues

2. Përzgjidhni e-mail-in që dëshironi të ruani si PDF

3. Klikoni tre pikat horizontale në cepin e djathtë lart të mesazhit

4. Përzgjidhni opsionin “Print

5. Konfirmoni përzgjedhjen tuaj duke klikuar “Print” përsëri

6. Klikoni menunë tek “Destination” dhe do tu shfaqen disa opsione ku duhet të zgjidhni “Save as PDF

7. Klikoni “Save

8. Zgjidhni destinacionin dhe ndryshimin emërtimin nëse dëshironi e më pas klikoni “Save

 

Ja sesi të ruani një e-mail si PDF në PC

1. Ndiqni hapat 1 dhe 2 në seksionin më lart

2. Klikoni “file” në menunë dhe më pas “Print

3. Nga menuja “Destination” përzgjidhni “Microsoft Print to PDF

4. Klikoni “Print

5. Në “Save Print output As” zgjidhni folderin për PDF-në tuaj dhe më pas shtypni “Save

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Facebook merret në pyetje nga rregullatorë të 26 bankave qendrore në lidhje me Libran