Ja se si

Ja sesi të shkarkoni dhe instaloni versionin e ri të Windows 10-ës

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Maj 2021
Nëse jeni prej atyre që nuk prisni dot, atëherë mund të përdorni Microsoft Assistant për ta detyruar instalimin e Përditësimit të Majit. Ja sesi të shkarkoni dhe instaloni versionin e ri të Windows 10-ës

Përditësimi i Majit 2021 tashmë është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit dhe bart me vete disa rregullime dhe përmirësime të shumëpritura.

Normalisht përditësimi lançohet në fazë, kështu i jep frymëmarrje edhe Microsoft për të analizuar si ka qenë ecuria e tij dhe nëse përdoruesit kanë hasur probleme.

Nëse jeni prej atyre që nuk prisni dot, atëherë mund të përdorni Microsoft Assistant për ta detyruar instalimin e Përditësimit të Majit.

Ja sesi të instaloni Përditësimin e Majit 2021

  1. Shkoni në qendrën e shkarkimeve të Microsoft
  2. Klikoni butonin Update Now dhe shkarkoni Windows10Upgrade.exe
  3. Shkarkimi do të nisë automatikisht

Procesi i instalimit është shumë i thjeshtë dhe nevojiten vetëm pak klikime

  1. Hapni exe
  2. Klikoni Yes që aplikacioni të procedojë me instalimin
  3. Klikoni Update Now. Aplikacioni do të bëjë kontrollet e nevojshme të softuerit dhe harduerit
  4. Klikoni Next – Restart Now

Microsoft Update Assistant do të fillojë shkarkimin e skedarëve që nevojiten për instalimin e përditësimit 21H1 duke ruajtur të gjitha aplikacionet e konfigurimet që keni. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft integron Spotify në Windows 11