Ja se si

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Oct 19 2018
0 Shpërndarje
Apple paralajmëron se ky proces mund të marrë deri në shtatë ditë. Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë për përdoruesit të cilët mund të shkarkojnë të dhënat e tyre ruajtur në serverët e kompanisë.

Madje ata mund të fshijnë çdo gjë në rast se duan të kalojnë në një kompani tjetër.

Vizitoni faqen e re të privatësisë

Së pari shkoni në faqen privacy.apple.com. Në këtë faqe mund të përzgjidhni se çfarë dëshironi të shkarkoni.

Mund të përzgjidhni të dhënat që i konsideroni më të rëndësishme si aktiviteti i App Store apo shënimet e ruajtura në iCloud.

Pasi të keni selektuar çfarë dëshironi të shkarkoni, klikonin butonin “Continue” në fund të faqes.

Zgjidhni madhësinë e skedarëve

Veprimi i radhës është të përzgjidhni madhësinë e skedarëve. Ne ju sugjerojmë të zgjidhni më të madhen. Do të marrë më shumë kohë për tu shkarkuar por të paktën të dhënat i gjeni në një folder.

Më pas klikoni “Complete Request.”

Kontrolloni e-mail-in dhe shkarkoni të dhënat

Pasi të keni kryer procedurat e mësipërme Apple ju dërgon një e-mail konfirmimi për përgatitjen e të dhënave tuaja për shkarkim. Apple paralajmëron se ky proces mund të marrë deri në shtatë ditë.

Ja sesi të fshini çdo të dhënë që Apple ka rreth jush

Nëse keni zgjedhur të fshini çdo gjë nga Apple ndiqni hapat e mëposhtëm:

  1. Vizitoni faqen e Apple
  2. Selektoni “Delete your account.”
  3. Selektoni arsyen pse doni të fshini informacionin
  4. Selektoni “Continue.”

Mos harroni se nëse fshini llogarinë tuaj nuk do të keni akses në blerjen iTunes, në libra, aplikacionet, filmat dhe këngët. E-mail-i në iCloud nuk do të funksionojë më. /PCWorld Albanian

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>