Ja se si

Ja sesi të shkarkoni Windows 11 tani

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Shtator 2021
Microsoft gjithashtu ka publikuar ISO e versionit final të Windows 11 me ndërtimin 22000.194. Ja sesi të shkarkoni Windows 11 tani

Pas disa muajsh testime Microsoft lëshoi versionin final të Windows 11-ës në kanalin Release Preview ditën e sotme. Është hapi i fundi përpara se sistemi operativ të jetë gjerësisht i disponueshëm për të gjitha pajisjet më 5 Tetor.

Megjithatë nëse nuk dëshironi të prisni deri më 5 Tetor, mund të kalonin në kanalin Release Preview në Windows 10 që nga ky moment dhe të merrni përditësimin në Windows 11 më herët se të tjerët.

Ja sesi të kaloni në Windows 11:

  1. Kontrolloni nëse kompjuteri juaj është i përshtatshëm për Windows 11 duke përdorur aplikacionin PC Health App.
  2. Nëse kompjuteri juaj është i mbështetur, duhet të regjistroheni në programin Windows Insider duke vizituar uebsajtin e Microsoft.
  3. Pas të keni ndjekur hapat më lart shkoni në kompjuterin tuaj Windows 10 dhe ndiqni këto hapa Settings > Update & Security > Windows Insider Program
  4. Klikoni butonin Get Started dhe lidhni llogarinë tuaj Microsoft përdorur për tu regjistruar në Windows Insider
  5. Kur tju kërkohet të konfiguroni Windows Insider, përzgjidhni opsionin Release Preview
  6. Konfirmoni termat dhe kushtet e Microsoft dhe rindizni kompjuterin
  7. Shkoni në Settings > Update & Security dhe do të vëreni një baner me përditësimin në Windows 11
  8. Klikoni opsionin Download and Install dhe ndiqni udhëzimet e Microsoft

Pasi të keni kaluar në Windows 11 më pas mund të shkoni në Settings > Windows Update dhe të zgjidhni opsionin Stop getting preview builds.

Microsoft gjithashtu ka publikuar ISO e versionit final të Windows 11 me ndërtimin 22000.194. Mund të shkarkoni ISO nga kjo lidhje dhe të bëni instalim të pastër nga e para. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zoom do të konkurrojë Microsoft dhe Google me një shërbim e-mail