Lajmet

Ja si të përfshiheni në komunitetin Open-Source gjatë vitit 2014

Publikuar , 06 Janar 2014
0
Ja si të përfshiheni në komunitetin Open-Source gjatë vitit 2014

OPENHERE_purpleQë projektet open source të jenë të suksesshëm është e rëndësishme që njerëz të ndryshëm të kontribuojnë në mënyra të ndryshme. Ne shpresojmë që ju tashmë të jeni bërë pjesë ë komunitetit open source, por nëse nuk është kështu, viti 2014 do të jetë një vit i mrekullueshëm për t’ja filluar.

Më poshtë po paraqesim 7 role që mund të konsideroni gjatë këtij viti të ri:

Fillimisht bëhuni një përdorues i open-source

Mbi të gjitha ne shpresojmë që ju tashmë të jeni një përdorues i open-source! Zgjidhjet open source ekzistojnë pothuajse për cdo nevojë që ju mund të imagjinoni dhe ka shumë shanse që ju të keni përdorur disa prej tyre. Duke filluar që nga shfletuesit si Firefox, klientët e-mail si Thunderbird apo sistemet e menaxhimit të përmbajtjes (CMS) si Drupal dhe WordPress, pjesa më e madhe e softuerëve në internet janë open-source. Pse të mos tentoni këtë vit të përdorni një mjet të ri open source?

Ndani me botën projektin tuaj të preferuar si një promovues i open source

Komuniteti open source dhe çdo projekt që përfshihet në të ka nevojë për drejtues që të nxjerrin në pah përfitimet e kulturës open source. Për të realizuar këtë mund të filloni që tek ndarja e eksperiencës suaj lidhur me open source me miqtë në mediat sociale.

Përdorni mjete dixhitale për të dokumentuar projektet open source

Format e shkrimit rreth projekteve open source janë të ndryshme, por dy rolet më të nevojshme janë shkruesi i dokumentacionit dhe përkthyesi. Aktualisht janë të disponueshme shumë mjete që mund t’ju ndihmojnë në dokumentimin e projekteve open source. Gjatë këtij viti përkthyesit kanë përdorur më tepër Zanata, ndërsa për dokumentim është përdorur AsciiDoc. LibreOffice është gjithashtu një paketë shumë e përshtatshme.

LEXO EDHE:  Kur mund të blejmë një telefon 5G dhe sa do të kushtojë?

Nxirrni në pah aftësitë tuaja artistike si një dizajnues i open source

A ju pëlqen dizajni? Ndërfaqja dhe karakteristikat vizuale ndikojnë shumë në suksesin e projekteve open source, prandaj shumë projekte mund të përfitojnë nga ndihma juaj. Në qoftë se ju dispononi aftësitë, por jo mjetet e duhura atëherë hidhini një sy GIMP (GNU Image Manipulation program) ose Inkscape për të filluar. Ato mund të ekzekutohen në platforma të ndryshme si Windows, Mac apo Linux.

Eliminoni gabimet e softuerëve si një testues i open source

Nuk duhet të jeni me patjetër një ekspert sigurie për të filluar me testimin e softuerëve. Në qoftë se ju tashmë jeni një përdorues i softuerëve open source, nuk do t’a keni të vështirë që të testoni. Mjafton që ju të ndani eksperiencën tuaj në qoftë se diçka nuk shkon ashtu si duhet. Pjesa më e madhe e projekteve kanë aplikacione gjurmuese të gabimeve që janë shumë të lehta edhe për përdoruesit amatorë të cilët mund t’i përdorin ato për të raportuar një problem ose për të bërë kërkesë për një opsion të ri.

Ndihmoni të tjerët të mësojnë si një drejtues i komunitetit open source

Ju gjithashtu mund të ndihmoni lëvizjen open source duke u bërë pjesë e komunitetit të një projekti. Shumë projekte kanë forumet e tyre të dedikuara, por njëkohësisht ka edhe shumë pika në internet ku mund të merrni pjesë në një formë më të përgjithshme. Ndani eksperiencën tuaj me të tjerët duke ndihmuar në dhënien e përgjigjeve për pyetjet e përdoruesve të ndryshëm, nga amatorët dhe deri tek ekspertët. Stack Exchange http://stackexchange.com/ përfshin biseda rreth mjeteve të ndryshme open source.

LEXO EDHE:  Galaxy S10, 5G, ekrane me palosje: Ja sesi Samsung do të rikthejë besimin tek smartfonët

Shkruani kod si një zhvillues i open source

Theksohet vazhdimisht se kultura open source përfshin shumë më tepër sesa thjesht zhvillimin e softuerëve megjithatë, kodi vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm. Në qoftë se akoma nuk keni filluar të programoni, atëherë 2014-ta do të jetë viti ku mund të filloni. Aktualisht ekzistojnë shumë mjete si për fillestarët po ashtu edhe për programuesit me eksperiencë që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre.

Tags >

programim
Lajmet e fundit>