Ja se si

Ja si të siguroni privatësi dhe të mbuloni gjurmët e navigimit në internet

Publikuar , 19 Prill 2014
0
Ja si të siguroni privatësi dhe të mbuloni gjurmët e navigimit në internet

leavenotrace_primary-100262041-largeNë këtë artikull mund të gjeni disa këshilla të dobishme për të siguruar privatësi dhe për të minimizuar ekspozimin ndaj hakerave, reklamuesve apo agjencive përgjuese.

Qëndroni anonim gjatë navigimit në internet

Mbulimi i gjurmëve në internet fillon tek përdorimi i opsionit të navigimit privat në shfletuesin tuaj. Tashmë ky funksionalitet është i disponueshëm pothuajse në të gjithë shfletuesit kryesorë si Internet Explorer, Chrome apo Firefox dhe nëpërmjet aktivizimit të tij është e mundur që të mos lejoni ruajtjen e historikut të navigimit. Duhet të keni parasysh se në këtë mënyrë nuk është e mundur që të mbulohet çdo gjurmë e aktivitetit tuaj në internet. Për shembull, skedarët që ju ruani do të vazhdojnë të mbeten aty dhe njëkohësisht trafiku juaj vazhdon të regjistrohet në server. Uebfaqet që ju vizitoni do të kenë adresën tuaj IP dhe çdo e dhënë tjetër e pakriptuar që ju dërgoni do mund të cënohet po aq lehtë sa edhe nëpërmjet një sesioni të zakonshëm në shfletues.

Një opsion më i sigurt do të ishte përdorimi i navigimit privat së bashku me Sandboxie http://www.sandboxie.com/, aplikacion që nuk lejon programet e tjera të ruajnë të dhënat në diskun tuaj, përfshirë këtu edhe malueret e dëmshme. Një zgjedhje tjetër akoma më e sigurt është Tor, rrjet që mundëson navigim plotësisht anonim. Me përdorimin e këtij softueri, uebfaqet nuk do të kenë mundësi të njohin IP-tuaj, madje as ofruesi i shërbimit të internetit (ISP) nuk do ketë mundësi të shohë se çfarë faqesh jeni duke vizituar. Pavarësisht avantazheve të sigurisë, Tor e ngadalëson së tepërmi proçesin e navigimit prandaj këshillohet që të përdoret vetëm në rastet kur është vërtet i nevojshëm.

LEXO EDHE:  Instagram do të paralajmërojë përdoruesit që po shkojnë drejt mbylljes së llogarisë

Siguroni të dhënat tuaja

Hapi pasardhës është mbrojtja e të dhënave personale në kompjuterin tuaj. Është e këshillueshme që të krijoni llogari përdoruesish me fjalëkalime të veçanta për persona të ndryshëm që mund të përdorin kompjuterin që ju dispononi. Këtu vlen të përmendim se llogaritë e miqve “Guest” në Windows kanë shumë pak privilegje. Megjithatë, vetëm krijimi i llogarive të ndara nuk mjafton për të mbrojtur të dhënat private.

Një prej zgjidhjeve më të thjeshta do të ishte përdorimi i Bitlocker, opsioni i kriptimit të plotë të diskut, i cili është i integruar në edicionet Ultimate dhe Enterprise të Windows 7 dhe Vista si dhe në versionet Pro dhe Enterprise të Windows 8. Për të aktivizuar Bitlocker mund të ndiqni këto hapa: Control Panel > System and Security > Bitlocker Drive Encryption. Në këtë mënyrë askush nuk do të ketë mundësi të aksesojë diskun tuaj në qoftë se nuk disponon fjalëkalimin e përdoruesit. Në qoftë se sistemi juaj nuk e suporton Bitlocker atëherë mund të siguroni kriptim të plotë duke përdorur TrueCrypt http://www.truecrypt.org/. Nëpërmjet këtij shërbimi është e mundur që të kriptoni diskun e plotë ose vetëm një pjesë të caktuar të tij.

Një program tjetër i rekomanduar për të rritur nivelin e sigurisë së të dhënave është Eraser http://sourceforge.net/projects/eraser/ , i cili fshin përfundimisht nga kompjuteri juaj ato skedarë që nuk i dëshironi.

Virtualizimi dhe sistemet operative private

Duke qenë se Windows është një sistem operativ i komplikuar, është e vështirë që të ruhet privatësia e çdo aktiviteti. Një prej opsioneve më të mira për të eliminuar gjurmët e navigimit do të ishte përdorimi i një sistemi operativ të ndarë nga sistemi i rregullt. Kjo mund të realizohet shumë thjesht nëpërmjet virtualizimit. Mjafton të përdorni një softuer pa pagesë të tillë si VirtualBox dhe do mund të ekzekutoni në një dritare në kompjuterin tuaj një version të ndarë të sistemi Windows ose Linux. Asnjë prej veprimeve që ju kryeni nëpërmjet VirtualBox nuk do të ruajë gjurmët në sistemin tuaj normal.

LEXO EDHE:  Bitmain humbet 150,000 dollarë sepse gërmoi një bllok të paligjshëm në rrjetin Bitcoin

Si përfundim, në qoftë se asnjë metodë apo softuer i përmendur në këtë artikull nuk plotëson ashtu si duhet nevojat tuaja të sigurisë, ekziston edhe një softuer tjetër që ofron privatësi absolute. Bëhet fjalë për Tail OS https://tails.boum.org/index.en.html, një sistem operativ që i dedikohet totalisht privatësisë. Përdoruesi mund t’a instalojë atë në një DVD ose USB dhe mund t’a ekzekutojë atë në çdo kompjuter. Ky sistem është pjesë e projektit Tor, prandaj çdo e dhënë që transmetohet midis kompjuterit filtrohet nga rrjeti Tor dhe aktiviteti juaj është pothuajse e pamundur të gjurmohet. Në qoftë se ndiqni si duhet këto hapa, atëherë privatësia nuk do të jetë më diçka e pamundur për ju. Për më tepër mund të aplikoni edhe këshillat e privatësisë të sugjeruara nga Google, Facebook apo shërbimet e tjera online. (PCWorld Albanian)

Tags >

privatesi
Lajmet e fundit>