Harduer

Ja smartfoni që adhuruesit e lojërave po presin

Publikuar , 04 Shkurt 2019
0
“Apple” i Kinës sapo konfirmoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave Black Shark i cili do të debutojë këtë pranverë. Ja smartfoni që adhuruesit e lojërave po presin

Xiaomi Black Shark 2 është telefoni që adhuruesit e lojërave kanë pritur.

“Apple” i Kinës sapo konfirmoi gjeneratën e dytë të telefonit të lojërave Xiaomi Black Shark i cili do të debutojë këtë pranverë.

Në një postim për sajtin Kinez të mikroblogimit Weibo, drejtori i produktit Black Shark tha për fansat se telefoni i ri është pranë finalizimit. Ai ka një “personalitet” më vete.

Për fat të keq kjo ishte e gjitha që dëgjuam për telefonin. Sipas raportimeve ai do të ketë Snapdragon 855 dhe minimalisht 8GB RAM dhe Android 9 Pie.

Versioni origjinal i Black Shark u lançua në Kinë në Prill të 2018-ës. Shanset janë që pasardhësi të debutojë rreth së njëjtës periudhë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Xiaomi ka në plan jo 1 por 4 telefonë me kamër 108-megapiksel

Lajmet e fundit>