Lajmet

Ja të gjitha pajisjet Samsung që do të kalojnë në Android 10

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Shtator 2019
0
Seritë Galaxy S9 dhe S9+ janë në listë gjithashtu por familja S8 dhe S8+ nuk arriti dot. Diçka që pritej sepse Samsung ka premtuar gjithnjë për çdo telefon dy përditësime madhore të Android. Ja të gjitha pajisjet Samsung që do të kalojnë në Android 10

Një listë e gjatë pajisjesh Samsung që do të kalojnë në Android 10 është publikuar online edhe pse nuk jemi të sigurtë për autenticitetin e burimit, ai duket premtues.

Pothuajse të gjitha pajisjet Samsung prezantuar në 2019-ën do të marrin versionin më të fundit të Android përfshirë edhe rangun e ulët dhe të mesëm Galaxy M dhe A.

Seritë Galaxy S9 dhe S9+ janë në listë gjithashtu por familja S8 dhe S8+ nuk arriti dot. Diçka që pritej sepse Samsung ka premtuar gjithnjë për çdo telefon dy përditësime madhore të Android.

Për fat jo të mirë lista nuk tregon asgjë për afatet e përditësimeve. Zakonisht flagshipët kanë prioritet për Samsung por shpresojmë që nuk duhet të presim shumë edhe për Galaxy M dhe A. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Alienware m17 është laptopi më i ri "slim" i lojërave

Lajmet e fundit>