Lajmet

Ja telefonët Nokia dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

Publikuar , 24 Janar 2019
0
Nokia 5 dhe 3.1 Plus do të marrin përditësimin në fund të Janarit ndërsa Nokia 6, 5.1, 3.1 dhe 2.1 përpara fundit të tre mujorit të parë Ja telefonët Nokia dhe datat kur do të marrin Android 9 Pie

HMD Global publikon ditën e sotme planet për përditësimin Android Pie. Një drejtues i kompanisë publikoi në Twitter një listë të telefonëve të parë që do të marrin Pie.

Deri tani vetëm tetë telefonë kanë marrë versionin e fundit të Android me Nokia 8 dhe 8 Sirocco më të fundit.

Nokia

Nokia 5 dhe 3.1 Plus do të marrin përditësimin në fund të Janarit ndërsa Nokia 6, 5.1, 3.1 dhe 2.1 përpara fundit të tre mujorit të parë.

Përdoruesit e Nokia 3 dhe 1 duhet të presin edhe tre mujorin e dytë.

Ja lista:

  • Nokia 5 – Janar 2019
  • Nokia 3.1 Plus – Janar 2019
  • Nokia 6 – Tremujori i parë 2019
  • Nokia 5.1 – Tremujori i parë 2019
  • Nokia 3.1 – Tremujori i parë 2019
  • Nokia 2.1 – Tremujori i parë 2019
  • Nokia 3 – Tre mujori i dytë 2019
  • Nokia 1 – Tre mujori i dytë 2019
LEXO EDHE:  Sulmet kibernetike i kushtojnë bizneseve çdo vit miliona dollarë

Lajmet e fundit>