Harduer

Ja telefoni i Samsung që do të konkurrojë me flagshipët me kosto të ulët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Qershor 2019
0
Megjithatë gjëja më interesante e këtyre telefonëve do të jetë procesori, Snapdragon 855. Kjo është hera e parë që një seri A e Samsung ka procesorin më të fuqishëm në treg. Ja telefoni i Samsung që do të konkurrojë me flagshipët me kosto të ulët

Javën e kaluar një raport pretendonte se telefoni i shumëpritur Galaxy A90 do të ishte në të vërtetë pjesë e serive të reja Galaxy R.

Megjithatë shpejt u kuptua se ishte një keqkuptim. Galaxy A90 është i vërtetë, në zhvillim dhe shumë pranë debutimit.

Do të jenë dy modele. SM-A905 do të jetë versioni 4G i telefonit me ekran 6.7-inç, skaner të shenjave të gishtërinjve nën ekran dhe një sistem të trefishtë kamerash 48+12+5-megapiksel dhe një funksion misterioz të quajtur “Tilt OIS.”

Nga ana tjetër kemi SM-A908 me teknologjinë 5G, të njëjtin ekran por një ndryshim në konfigurimin e kamerave me 48+8+5-megapiksel.

Megjithatë gjëja më interesante e këtyre telefonëve do të jetë procesori, Snapdragon 855. Kjo është hera e parë që një seri A e Samsung ka procesorin më të fuqishëm në treg.

Me pak fjalë Galaxy A70 mund të shndërrohet në një konkurrent shumë serioz për shumë flagshipë të tjerë me kosto të ulët që qarkullojnë në treg nga kompani si Huawei, Xiaomi, OnePlus dhe Oppo. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rritet presioni ndaj WhatsApp për të lejuar përgjimin e përdoruesve nga autoritetet

Lajmet e fundit>