Harduer

Ja telefoni legjendar që do të “ringjallet” si një smartfon

Publikuar , 18 Janar 2019
0
Modeli i parë RAZR ishte një prej telefonëve më ikonikë prodhuar ndonjëherë dhe Motorola shpreson që këtë famë ta shfrytëzojë edhe njëherë. Ja telefoni legjendar që do të “ringjallet” si një smartfon

Telefoni legjendar Motorola RAZR do të rikthehet si smartfon me ekran që paloset dhe do të kushtojë 1,500 dollarë.

Sipas Wall Street Journal telefoni mund të prezantohet zyrtarisht në Shkurt.

Modeli i parë RAZR ishte një prej telefonëve më ikonikë prodhuar ndonjëherë dhe Motorola shpreson që këtë famë ta shfrytëzojë edhe njëherë.

Informacionet konkrete mungojnë rreth telefonit si madhësia e ekranit, specifikimet e harduerit apo edhe vetë forma e tij.

200,000 modele janë planifikuar të ndërtohen sipas WSJ me një çmim marramendës prej 1,500 dollarë.

Në 2011 dhe 2012 Motorola kishte tentuar të ringjallte markën RAZR përmes modeleve Droid RAZR por pa dizajnin e modelit origjinal.

Nokia gjithashtu ka sjellë modele të vjetra shumë të suksesshëm me Nokia 3310 dhe Nokia 8110. Por më tepër ishin për tu zbavitur sesa përdorur çdo ditë.

Modeli origjinal RAZR V3 është shitur në 130 milion njësi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple ka shkelur tre patenta të Qualcomm thotë një gjykatë Amerikane

Lajmet e fundit>