Harduer

Ja tre veshjet elektronike të reja që Samsung ka planifikuar

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Shkurt 2019
0
Ndryshe nga modelet e vjetra ora e re nuk vjen me një kurorë rrotulluese. Sakaq kufjet wireless të cilat quhen Galaxy Buds, nuk ofrojnë detaje shtesë në aplikacion. Ja tre veshjet elektronike të reja që Samsung ka planifikuar

Samsung publikoi ditën e djeshme një përditësim të aplikacionit Galaxy Wearable për orët inteligjente dhe rripat fitnes duke konfirmuar gabimisht planet e kompanisë.

Kompania do të prezantojë kufje wireless të reja dhe një orë inteligjente sportive.

Këto pajisje u zbuluan në disa imazhe javët e fundit dhe tani Samsung i ka shtuar në aplikacionin zyrtar.

Nga fotot e kapura të aplikacionit ora sportive quhet Galaxy Watch Active dhe ka një diametër 40mm.

Ndryshe nga modelet e vjetra ora e re nuk vjen me një kurorë rrotulluese. Sakaq kufjet wireless të cilat quhen Galaxy Buds, nuk ofrojnë detaje shtesë në aplikacion.

Sakaq një tjetër produkt, Galaxy Fit dhe Fit e, ngjajnë me një rrip fitnesi ngjashëm me Gear Fit.

Të tre fotot i gjeni ende në aplikacionin Samsung Galaxy Wearable nëse kërkoni një shikim më të afërt. Samsung do të mbajë një aktivitet më 20 Shkurt ku do të prezantohet Galaxy S10.

Mbase nuk do të na duhet të presim gjatë për të mësuar rreth produkteve të reja të Samsung. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei i rrëmben vendin e dytë Apple si prodhuesi më i madh në botë i telefonëve

Lajmet e fundit>