Lajmet

Ja vendi i radhës që do të bojkotojë Huawei

Publikuar , 18 Janar 2019
0
Kompania Kineze është numri 1 në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Huawei ka refuzuar pretendimet për përgjime të konsumatorëve. Ja vendi i radhës që do të bojkotojë Huawei

Gjermania është duke konsideruar mundësinë e bojkotimit të teknologjisë 5G të Huawei.

Berlini është duke elaboruar implementimin e masave të reja të sigurisë të cilat mund të bëhen shkak për bojkotimin e pajisjeve të Huawei për rrjetet 5G.

Shumë vende janë kthyer kundër gjigandit Kinez. Shtetet e Bashkuara u pasuan nga Australia, Britania, Japonia, Kanadaja, Norvegjia madje edhe komapani si Telekomi Britanik, Gjerman dhe ai Francez.

Kompania Kineze është numri 1 në botë i pajisjeve të telekomunikacionit. Huawei ka refuzuar pretendimet për përgjime të konsumatorëve.

Në Gjermani ka pasur zëra të cilat kanë hedhur poshtë mundësinë e një bojkotimi të Huawei.

Shtetet e Bashkuara ka nisur hetime ndaj Huawei të cilin e akuzojnë për vjedhje të sekreteve tregtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google investon 22 milion dollarë në sistemin operativ të telefonëve të thjeshtë Nokia

Lajmet e fundit>