Blog

Jack Ma: Alibaba përballet çdo ditë me 300 milionë sulme kibernetike

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 16 Tetor 2019
0
Ma citoi për këtë fuqitë e avancuara teknologjike që kompania posedon të cilat i quajti Alibaba Intelligence për këtë sukses. Jack Ma: Alibaba përballet çdo ditë me 300 milionë sulme kibernetike

Gjiganti Kinez i teknologjisë Alibaba përballet çdo ditë me 300 sulme kibernetike sipas themeluesit dhe ish ekzekutiv Jack Ma.

AliPay, platformë e cila raporton 1 miliardë përdorues dhe 50 miliardë dollarë transaksione çdo ditë ende nuk ka humbur asnjë cent tek hakerët tha Ai.

Alibaba u përball me një sulm kibernetik madhor në Shkurt të këtij viti i cili kërcënoi 20 milionë përdorues në sajtin Taobao të tregtisë online. Kompania tha se kishte zbuluar sulmin përpara se ta pësonte.

Ma citoi për këtë fuqitë e avancuara teknologjike që kompania posedon të cilat i quajti Alibaba Intelligence për këtë sukses.

“Ne u mësojmë makinerive tona të gjitha mënyrat sesi njerëzit përpiqen të na mashtrojnë,” tha Ma. Inteligjenca artificiale i mban mend këto mënyra dhe e di kur jemi duke u mashtruar duke na mbrojtur tha Ai.

Por për të arritur këtë sukses Ma tha se kompanisë i duhet të grumbullojë sasi të mëdha të dhënash. “Jepja të dhënat inteligjencës artificiale. Unë personalisht i besoj më shumë një makinerie se një njeriu,” vijoi Ai.

Ma u tërhoq nga Alibaba muajin e kaluar 20 vite pas themelimit të kompanisë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Apple u paguan miliona dollarë autoriteteve Franceze

Tags >

alibaba
Lajmet e fundit>