Biznes

Jack Ma kishte vendosur 10 vite përpara ditën kur do të largohej nga Alibaba

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Tetor 2019
0
Ma shpesh ka thënë se do të dëshironte që kompania të cilën e themeloi në 1999 të jetonte për 102 vite. Për këtë ai tha se ka ekipi i kompanisë ka ndërtuar një sistem lidershipi i cili vlerëson mënyrat e reja të të menduarit dhe punuarit. Jack Ma kishte vendosur 10 vite përpara ditën kur do të largohej nga Alibaba

Kur themeluesi i Alibaba Jack Ma u tërhoq nga drejtimi i kompanisë muajin e kaluar, nuk ishte një vendim që e mori lehtë.

55 vjeçari në fakt tha në Shtator të 2018-ës se do të tërhiqej si kryetari i bordit drejtues duke i dhënë fund 20 viteve pranë gjigantit të teknologjisë.

Por së fundi ai tha se ishte një plan që e kishte nisur që prej 1 dekade. Duke folur në konferencën Global CEO të Forbes, Ma tha se që prej 2004 e kishte menduar tërheqjen kur një kapitalit i tha se nuk ishte i kualifikuar për të qenë CEO.

Por ishte në 2009, kur kompania e tij mbushi 10 vite, që filloi të bënte planet e largimit. “Atë ditë thashë se në 20 vjetorin tim në kompani, më 10 Shtator 2019, do të tërhiqem,” tha Ai.

Ma shpesh ka thënë se do të dëshironte që kompania të cilën e themeloi në 1999 të jetonte për 102 vite. Për këtë ai tha se ka ekipi i kompanisë ka ndërtuar një sistem lidershipi i cili vlerëson mënyrat e reja të të menduarit dhe punuarit.

Një sistem sipas tij që trajnon dhe krijon liderët e së nesërmes. Ma u zëvendësua në krye të Alibaba nga CEO i grupit Daniel Zhang i bindur në aftësitë dhe strategjinë e tij të lidershipit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Elon Musk thotë se inteligjenca artificiale do ta tejkalojë njeriun në çdo drejtim

Lajmet e fundit>