Harduer

Jailbreaku zyrtar për iPhone 4S

Publikuar , 28 Tetor 2011
0
Jailbreaku zyrtar për iPhone 4S

iClarfied raporton që skuadra e zhvilluesve të iPhone ka gjetur një rrugë për ta bërë Cydian që të funksionojë në iPhone 4S dhe iPad 2, megjithëse jailbreaku është ende fillestar. Ende ka pjesë të mëdha që po mungojë dhe shumë punë është mbetur pa u kryer, kështu që jailbreaku nuk do të lëshohet për publikun, por të paktën mund të shihet videoja e mëposhtme për ta shuar kurreshtjen.

Për ata që nuk e dinë, Cydia ua mundëson përdoruesve që të shfletojnë dhe të instalojnë aplikacione jozyrtare në iPajisjet e tyre.

Ky jailbreak mund të tingëllojë mjaft këndshëm për përdoruesit e iPajijseve të cilët duan që t’i instalojnë dhe t’i provojnë aplikacionet jozyrtare. Përdorimi i aplikacioneve jozyrtare nuk arrihet të bëhet nëse iPajisjes nuk i është bërë jailbreaku, për shkak të bllokadës nga vetë ndërmarrja Apple.

A do të ju hyjë në punë jailbreaku edhe juve?/pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Me SSD e jashtme të SanDisk mund të editoni video në të

Lajmet e fundit>