Analiza

James Cameron’s Avatar

Publikuar , 09 Shkurt 2010
0
James Cameron’s Avatar

Koka prapa filmit, James Cameron ka futur duart edhe në arenën e video lojërave dhe ka shkëmbyer resurse mes filmit dhe lojës, duke tentuar të ngjallë një shpresë të re për filmat e kthyer në lojëra.

Mirë se erdhët në Pandora. Një planet që mund të quhet parajsë tropikale, nëse nuk merrni parasysh faunën dhe florën e egër, ajrin që nuk mund të thithet dhe vendasit e gjatë  3 metra dhe me ngjyrë të kaltër të quajtur Navi, të cilët nuk janë aq të lumtur me operacionet të cilat i ka ndërmarrë Aleanca e Zhvillimit të Resurseve Humane.

Ju luani lojën përmes një karakteri të ri të quajtur Ryder, i cili (ose e cila, nëse zgjidhni karakter femër)  shumë shpejt kupton rreth shkatërrimeve që po ndodhin në Pandora. Pas një ore të kaluar në lojë, ju do të përballeni me dy mundësi: të zgjidhni anën e Aleancës apo të jetoni si një Avatar dhe të luftoni krah për krah me Na’Vi-të.

Çuditërisht efektet e zbukurimit dhe të magjisë mungojnë në momentin që merrni nën kontroll për herë të parë trupin e një gjiganti të kaltër. Edhe karakteri juaj në lojë këtë gjë e merr qetësisht dhe reagon me një ton të qetë në situata, ku dikush tjetër do të mbetej gojëhapur.

Pavarësisht cilës anë zgjidhni, përfundimi i lodhur i lojës ju bënë të pyesni vetën pse jeni shqetësuar për të shikuar deri në fund ngjarjen e lojës.

Përzierja e fantazisë dhe shkencës janë konceptualisht të qëndrueshme, por ideve iu është dhënë një trajtim aq mospërfillëse sa që është e pamundur të shqetësohesh për fatin e kësaj bote, apo të njerëzve apo edhe për karakterin tuaj.

LEXO EDHE:  Facebook vazhdon të rritet

Në përgjithësi loja ka mungesë energjie dhe magjia mungon dukshëm në botën e Avatars. Pandora në shikim të parë është një vend i bukur, me shumë gjelbërime dhe me kafshë të egra. Nëse përcillni rrugën e aleancës, disa pemë gjigante do t’ju sulmojnë me tym helmues apo edhe do t’ju godasin me degët e tyre të fuqishme.

Në përgjithësi ambienti është atraktiv dhe pamjet e bishave që fluturojnë mbi kokë dhe ujëvarat e bukura në distancë, bëjnë që bukuria e Pandoras duke duket në të njëjtën kohë edhe impozante edhe joshëse.  Por me kalimin e kohës, ambienti humb shkëlqimin e tij.

Rajonet që mund të hulumtohen në Pandora janë relativisht të mëdha dhe misionet shpeshherë kërkojnë udhëtime të gjata për të arritur në cakun tuaj të ardhshëm. Gjatë rrugës ju përballeni me armiq të ndryshëm që kërkojnë të ju vrasin. Nëse jeni në anën e Na’vi, ju keni disa instrumente vdekje që ju mbrojnë. Armët e zjarrit gjithashtu mund të përdoren nga kjo anë, megjithëse ato shpenzohen shumë shpejt dhe nuk e kanë atë eksperiencën interesante që sjellin armët e ftohta gjatë betejave me armikun.

Nëse jeni në anën e aleancës ju nuk keni arë të ftohta dhe drejt fitores ju do të gjuani duke mos u ndalur asnjëherë.

Sigurisht një lojë fantazie nuk do të ishte e dobishme pa fuqi speciale. Ju mund të shfrytëzoni një numër të aftësive të ndryshme speciale pavarësisht cilësdo anë që zgjidhni, megjithëse është çudi sepse këtyre aftësive asnjëherë nuk u ofrohet kuptim – ju thjesht duhet ti pranoni në mënyrën që ekzsitojnë.

Në përgjithësi loja ofron vlera të mira. Ka ambiente të bukura dhe vrasjet me armët e ftohta sjellin argëtim.

LEXO EDHE:  Rritet ndjeshëm interneti në shtëpi, katër operatorë dominojnë tregun

E sa i përket anëve të këqija, mund të thuhet se ngjarja së bashku me karakteret janë të lodhura. Aksioni vdes me kalimin e kohës dhe mjetet transportuese janë larg asaj sesi do të duhej të ishin.

Të dhëna teknike

Botuesi:
Ubisoft
Zhvilluesi: Ubisoft
Data e paraqitjes: 1 dhjetor 2009
Platformat: PC, Playstation 3 dhe Xbox 360
ESRB: Teen

Lajmet e fundit>