Lajmet

Mbyllen aplikimet, Albanian ICT Awards hyn në fazën e vlerësimit të kandidatëve

Publikuar , 14 Prill 2015
0
Mbyllen aplikimet, Albanian ICT Awards hyn në fazën e vlerësimit të kandidatëve

ICT AWARDS - Drejt Finzalizimit 640x480Aplikimet në konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards janë mbyllur zyrtarisht në orët e vona të dates 10 Prill. Më herët ju vumë në dijeni për shtyrjen e afatit të aplikimeve nga data 31 Mars në datën 10 Prill. Siç u kemi njoftuar më parë, me qëllimi ofrimin e kontributit në sektorin e ICT, ICTSmedia ka nënshkruar disa memorandume bashkëpunimi me institucione publike si Ministria e Inovacionit, Agjencia kombëtare e Shoqërisë së informacionit dhe disa institucione me rëndësi në Kosovë e Shqipëri. Duke marrë shkas nga kjo, mbrëmja Gala e ICT Awards u zhvendos në Javën e Inovacionit (11-17 Maj 2015).

Organizatorët e Albanian ICT Awards gjatë periudhës së aplikimeve mbajtën takime të shumta me studentë, akademikë, profesionistë dhe të apasionuar pas teknologjisë, duke e dërguar kudo mesazhin që mbart në vetvehte Albanian ICT Awards. Pati një numër të konsiderueshëm aplikimesh, dhe mbyllja e tyre na drejton drejt një tjetër proçesi mjaft të rëndësishëm siç është vlerësimi i projekteve të paraqitura nga aplikantët nga një juri e përzgjedhur. Këtë vit në panelin e jurisë janë:

* Altin Petre, CIO Digitalb
* Enkelejd Zotaj, CIO Raiffeisen Bank Albania,
* Kozeta Sevrani, Pedagoge në Shkencat Kompjuterike
* Mirlinda Karçanaj, Drejtoreshë e pergjithshme AKSHI
* Visar Jasiqi, AUK
* Agim Bekaj, Menaxher i Përgjithshëm i Microsoft për Shqipërinë
* Albert Tollkuci, CEO i Ikub
* Arsen Kurti, Zëvendës President pranë Infosoft Systems
* Erton Graceni, Këshilltar i Kryeministrit për sektorin ICT​
* Igli Gjelishti, Ekspert i shërbimeve web në Top Channel

Kjo juri do të mbajë takimin e saj të parë më 17 Prill, ku gjatë kësaj faze kandidatët e zgjedhur për konkurrim në Natën Gala do të kenë një takim me jurinë.

Kjo është faza e dytë e konkursit Albanian ICT Awards ndërsa do të finalizohet Natën Gala më 15 Maj në Hotel Sheraton ku do të shpallen fituesit në kategoritë:  ICT Shërbimi Publik më i mirë i vititICT Femra Inovatore e vititICT Inovacioni i vititICT Akademiku i vititICT Mobiliteti i vititICT Diploma e vitit dhe ICT Ylli në ngritje i vitit. Dy çmimet e para që kemi cituar më lart, janë risi e këtij viti pra kemi të bëjmë me shtatë çmime nga pesë që kanë qenë pjesë e konkursit në dy edicionet e para ku kategoria ICT Femra Inovatore e Vitit synon të promovojë rolin e femrës në botën e teknologjisë.

LEXO EDHE:  ICT Awards për herë të parë në Vlorë, takime edhe në Tiranë, Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Pejë

Albanian ICT Awards është më shumë sesa një konkurs, është edhe një mundësi afirmimi për të gjithë të apasionuari e botës së teknologjisë. Gjatë këtyre viteve që ky konkurs ka qenë pjesë e jona, vumë re një prirje për të kontribuar në jetët tona në sektorë të ndryshëm duke shfrytëzuar potencialin që të ofron teknologjia në ditët e sotme. Dhe Albanian ICT Awards nuk është këtu sa për të zgjuar kureshtjen e entuziastëve të teknologjisë, por edhe për të kontribuar në jetët e të gjithë shqiptarëve. Është një mision që ICTSmedia e ka marrë përsipër për tre vite dhe pa asnjë dyshim gjurmët e këtij konkursi mbarëkombëtar do ti gjeni edhe tek jetët e shqiptarëve. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>