Hakerët ka vjedhur të paktën 540 milion dollarë në monedha kriptografike nga qytetarët Japonezë në gjysmën e parë të 2018-ës.
Më 20 Shtator, Policia Japoneze zbuloi se numri i incidenteve gjatë kësaj periudhe ka qenë 159.
Rekordin e mban hakimi i bursës Coincheck ku humbi 516 milionë dollarë në Janar.
Ndërsa nga hakimi i llogarive individuale u vodhën 22 milionë dollarë. Raporti i policisë thotë se gjysma e llogarive të hakuara ishin si rezultat i sigurisë së dobët.
Nga 158 incidente, 120 prej tyre u raportuan në tre muajt e parë të vitit. /PCWorld Albanian