Blog

Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Japoni, gati prova e parë e ashensorit të hapësirës

Koncepti i ashensorit të hapësirës është gati të bëjë një test në hapësirë menjëherë pas lançimit të fundjavës pas lidhjes së disa satelitëve, raportoi Science News.

Eksperimenti i bërë nën rrethanat e favorshme të shkencëtarëve në Universitetin Shizuokes ne Japoni, do të jetë lëvizja e parë provë në hapësirë e bërë nga kompania STARS.

Dy satelitët e vegjël STARS-ME do të lidhen me një kabull 10 metër të gjatë, dhe një aparat roboti do të udhëtojë mes satelitëve. Është edhe një demonstrim i vogël sesi një ashensor i përmasave të plota mund të bëjë udhëtimin nga toka deri në anijen kozmike në orbitë.

Prezantimi fillimisht ishte caktuar në datën 11 shtator por u shty për një javë për shkak te “motit dhe të sistemit të shtytjeve të raketës” tha Masahiro Nohmi, i cili punon për këtë projekt në një e-mail të dërguar në redaksinë e CNET.

Nëse ky projekt është i suksesshëm do të ndihmojë shumë në shkurtimin e kostove  të transportimit të njerëzve dhe objekteve në hapësirë. Gjithsesi mbetet ende një rrugë e gjatë për tu bërë, siç është zhvillimi i një kablloja rezistente ndaj rrezeve kozmike me energji të lartë.

Ky zbulim pason disa zbulime të tjera të quajtur STARS, STARS-II dhe STARS-C respektivisht në vitet 2009, 2014 dhe 2016 prej të cilave vetëm STARS operon ende në hapësirë. “Këta satelite vendosen në kabuj të cilët lidhin satelitin mëmë me satelitin bijë” shpjegon Nohmi

Kurse STARS-ME ka ashensorin e parë të vërtetë” Ka një ngjitës i cili shkarkohet në kabull. Ngjitësi shkon në kabull pas vendosjes ne ashensorin e hapësirës. Ky është fillimi “ shpjegon Nohmi.

Lajmet e fundit>