Blog

Japoni, një kompani bën pagesën e punonjësve në bitcoin

Publikuar , 13 Dhjetor 2017
0
GMO Internet Group njoftoi se nga marsi i vitit 2018, katër mijë punonjësve do t'u ofrojë pagesën e një pjese të pagës, Japoni, një kompani bën pagesën e punonjësve në bitcoin

Një kompani japoneze ka njoftuar se një pjesë të pagës do të paguaj në bitcoin, në kriptovalutën më popullore, raporton Anadolu Agency (AA).

GMO Internet Group njoftoi se nga marsi i vitit 2018, katër mijë punonjësve do t’u ofrojë pagesën e një pjese të pagës, apo më saktësisht një pjesë prej 100 mijë yen (rreth 870 dollarë) në bitcoin.

Më tej thuhet se pagesa në këtë mënyrë do të përshtatet me ligjet e shtetit.

Vlera e bitcoin-it para disa ditësh arriti në 19 mijë dollarë.

LEXO EDHE:  Autoritetet Spanjolle bllokojnë aktivitetin e FX Trading Corporation

Lajmet e fundit>