Harduer

Japonia do të transmetojë në rezolucionin 4K Ultra HD duke filluar nga viti 2014

Publikuar , 31 Janar 2013
0
Japonia do të transmetojë në rezolucionin 4K Ultra HD duke filluar nga viti 2014

4K TVJaponia pritet që në korrikun e vitit 2014 të bëhet shteti i parë në botë që do të transmetojë në rezolucionin 4K Ultra HD.

Kjo është pothuajse edhe dy vite përpara planit të vendosur nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe e Komunikimeve e Japonisë, në synimin e vet për të ngjallur industrinë e elektronikës shtëpiake.

4K ofron katërfishin e rezolucionit të një filmi Blu-ray. Lëshimi i këtij shërbimi transmetimi 4K është vendosur që të lëshohet në kohën kur pritet të mbahen raundet e turneut futbollistik Kupa Botërore FIFA 2014.

Për të tejkaluar kufizimet në bandwidth nga sistemet ekzistuese dixhitale të transmetimit, fillimisht do të përdoren satelitë të posaçëm për komunikim.

Sidoqoftë, bartja 4K do të qarkojë edhe përgjatë satelitëve komercialë të transmetimit dhe kanaleve tokësore. Ky shërbim televiziv nuk ka gjasë që të jetë falas për shikuesit, edhe pse qeveria e Japonisë thuhet që do të mbulojë të gjitha shpenzimet.

Sikur të mos mjaftojë me kaq, ministria mund të jetë po ashtu që të sjellë transmetimet eksperimentuese 8K në vitin 2016, pikërisht në kohën për Olimpiadën Verore në Rio de Zhaniero. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Mbërrin Android 9 Pie për Galaxy S9 dhe S9 Plus

Tags >

TV
Lajmet e fundit>