Biznes

Japonia konsideron lançimin e Jenit dixhital

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Janar 2020
0
Me rritjen e vëmendjes ndaj monedhave dixhitale, Kryeministri Japonez Shinzo Abe javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me Bankën Qendrore për të studiuar monedhat dixhitale. Japonia konsideron lançimin e Jenit dixhital

Ligjvënësit Japonez po punojnë për krijimin e një monedha dixhitale përballë alarmit të Facebook Libra dhe Juan-it dixhital Kinez.

Monedha do të jetë një nismë e përbashkët mes sektorit publik dhe privat dhe nëse realizohet do ta vendoste Tokion në pararojë të teknologjisë financiare.

Hapi i parë është hedhja në qarkullim e Jen-it dixhital. “Kina po lëviz drejt Juan-it dixhital prandaj ne duhet të marrin masa për tu kundërpërgjigjur përpjekjeve të tilla,” tha Norihiro Nakayama, zëvendës ministër i punëve të jashtme të Japonisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Me rritjen e vëmendjes ndaj monedhave dixhitale, Kryeministri Japonez Shinzo Abe javën e kaluar kërkoi që qeveria e tij të punojë me Bankën Qendrore për të studiuar monedhat dixhitale.

Kriptomonedha Libra e Facebook ka ngjallur kureshtjen e autoriteve financiare në mbarë botën. Nga bankat qendrore kryesore, ajo e Kinës ka shtyrë përpara përpjekjet për të krijuar një version dixhital të monedhës vendase.

Kina e shikon si një aset të çmuar në ekspansionin e saj global ndërsa për Japoninë, një monedhë dixhitale më shumë do të shërben si ndryshim në kulturën e Japonezëve. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Microsoft pushon nga puna dhjetëra gazetarë për ti zëvendësuar me robotë