Biznes

Japonia mbyll dy bursa të monedhave kriptografike

Mar 8 2018
0 Shpërndarje
Gjithashtu lëvizja pritet të tronditë tregun në rritje të monedhave kriptografike në Japoni. Japonia mbyll dy bursa të monedhave kriptografike

Agjencia Japoneze e Shërbimeve Financiare urdhëroi mbylljen e dy bursave të monedhave kriptografike, Bitstation dhe FSHO.

Aksioni vjen pas një hetimi i cili zbuloi aplikimin e standardeve të dobëta për parandalimin e pastrimit të parave dhe punësimin e një stafi të pakualifikuar.

Mbyllja e dy bursave vjen pas vjedhjes së 500 milion dollarëve në Janar nga Coincheck, një prej bursave më të mëdha në botë.

Gjithashtu lëvizja pritet të tronditë tregun në rritje të monedhave kriptografike në Japoni.

Bitstation dhe FSHO nuk mund të ushtrojnë aktivitetin deri më 7 Prill.

Në Janar hakerët hynë në sistemet e Coincheck në orët e para të datës 26 dhe vodhën 500 milion dollarë monedha kriptografike që u përkisnin 260,000 konsumatorëve.

Coincheck ka premtuar rimbursimin e tyre e megjithatë plani është i paqartë ende. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>